Bordi i Paqes, Trump bisedon veçmas me Ramën

Në përfundim të mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes që u mbajt në Uashington, presidenti i Amerikës, Donald Trump bisedoi për disa minuta me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

“Kënaqësi e madhe të ftojmë miq nga e gjithë bota. Është një bordet më me peshë që është krijuar deri më sot. Këta janë udhëheqësit më të mëdhenj botërorë. I kemi ftesë shumë njerëzve, por jo disa që mendojmë se kanë shkaktuar probleme.

Është bord shumë i mirë. Dua të falënderoj gjithë udhëheqësit që janë këtu sot, në këtë mbledhje kaq të rëndësishme. Ky bord u themelua për paqe dhe nuk e kisha idenë e imazhit që do të kishte. Unë erdha dhe vendosëm këtë paqe”,- tha Trump më herët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nuk dihet se çfarë bisedoi në fund të takimit Presidenti Trump me kryeministrin Rama, por u pa live se biseda ishte e gjatë duke ditur se aty ishin shumë drejtues shtetesh dhe përfaqësues të tyre në Bordin e Paqes dhe koha ishte e limituar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?