Bota me sytë në SHBA. Kush do të fitojë, Donald Trump apo Hillary Clinton?

Trumpi apo Klintoni: Çfarë duhet të presë Evropa?

Pavarësisht nëse fitues i zgjedhjeve në SHBA do të jetë Trump apo Klinton, evropianët duhet të përgatiten për ndryshime.

Bildkombo Donald Trump und Hillary Clinton (Reuters/C. Allegri/C. Barria)

Evropianët kanë bërë 15 vitet e fundit më tepër përvoja zhgënjyese me presidentët amerikanë. Kjo vlen si për republikanin Xhoxh Bush edhe për demokratin Barak Obama. Vitet e presidencës së Bushit qenë të mbushura me mosmarrëveshje për luftën në Irak dhe luftimin e terrorizimit. Në këto pika edhe vetë Evropa qe thellësisht e përçarë.

Me zgjedhjen e demokratit Barak Obama si president shumë evropianë shpresuan për një fillim të ri të marrëdhënieve transatlantike. Kur Hillary Klinton erdhi si ministre e Jashtme për herë të parë në Bruksel, ajo u prit me entuziazëm. Por në përgjithësi nuk mund të thuhet se pati ndonjë përmirësim të raporteve SHBA Evropë. Obama thuajse nuk interesohej fare për Evropën por kryesisht për Azinë.

Shtëpia e Bardhë duhet të orientohet sërish më tepër drejt Evropës

Ekspertët mendojnë se Evropa duhet të jetë në vend të parë në listën e prioriteteve të presidentit të ardhshëm. Erica Chenoweth, eksperte për politikën ndërkombëtare të sigurisë pranë Universitetit të Denverit tha në bisedë me Deutschen Welle-n se “presidenti i ardhshëm duhet të orientohet sërish më tepër drejt Evropës, gjë që nuk vihet re më që prej vitit 1990.”

Clinton und Ashton mit Jahjaga in Kosovo (Reuters)

Edhe James Jay Carafano, ekspert për sigurinë kombëtare pranë fondacionit konservator Heritage Foundation në Uashington, i rekomandon banorit të ri të Shtëpisë së Bardhë të kujdeset më tepër për paqen dhe sigurinë në Evropë, që sipas tij janë të kërcënuara nga Rusia.

Ndryshime pavarësisht se kush zgjidhet

Pavarësisht se cili do të jetë fitues i zgjedhjeve në SHBA, evropianët duhet të përgatiten për disa ndryshime, thotë Janis Emmanouilidis nga qendra European Policy Centre në Bruksel. Në rast se zgjidhet Trumpi “do të ketë shumë ndryshime, sepse pozicionet e tij janë radikale, ndryshe nga presidentët e deritanishëm.”

Por edhe me Klinton si presidente do të ketë ndryshime, sepse ajo “do të drejtojë një vend tejet të përçarë dhe kjo do të ndikojë edhe në politikën e jashtme.” Sipas ekspertëve Hillary Klinton pritet që në rastin e Sirisë dhe të Rusisë të vijojë politikën e deritanishme, duke kërkuar më tepër përgjegjësi nga evropianët në sektorin e poltikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ringjallje e marrëdhënieve transatlantike

Po a do të ketë pas shumë viteve ftohjeje sërish një rilindje të marrëdhënieve transatlantike? Ekspertët mendojnë se në rast se zgjidhet Trumpi një gjë e tillë vështirë se mund të përfytyrohet. Por edhe nën presidenten Klinton nuk pritet që bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së të jetë aq i ngushtë sa në kohën e Bill Klintonit. Megjithatë Janis Emmanouilis thekson se “Klintoni e di sikurse dhe Evropa, se të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën, në këto kohë kur ka kaq shumë pasiguri, sepse në fund nuk ka kaq shumë partnerë të fortë që janë në të njëjtën anë.” (Marre nga radio gjermane, “DW”)

Clinton apo Trump?

Shumë amerikanë ende kanë dilema edhe pak orë para zgjedhjeve për presidentin e SHBA-së ata nuk e kanë vendosur se kujt do t’ia japin votën.

USA Clinton und Trump Aufsteller (picture alliance/dpa/A. Filippov)

“Unë e shoh atë (Clinton) dhe vërej një pakujdesi ekstreme. Ndërsa kur shoh tjetrin (Trump) e shoh “Miss Piggy”. Ajo ka përvojë, e ai tjetri do ndryshime.” Kështu e përshkruan dilemën e saj Virginia Lopez Rey, e cila ende nuk ka vendosur nëse so të votojë për Hillary Clinton apo për Donald Trump. Lopez Rey mendon, se Clinton është e pakujdeshme në bazë të dyshimeve të FBI për problemet e saj me komunikimin përmes e-mailit në kohën kur ishte ministre e Jashtme. Ndërsa “Piggy” është shprehja përçmuese e përdorur nga kandidati republikan Donald Trump për një ish-mis bukurie që tashmë është shëndoshur.

Lopez Rey është avokate në Miami Beach në Florida. Emigrantja nga Kuba është kundërshtare e  vendosur e abortit. Në kushte të tjera ajo me siguri që do të votonte për kandidatin republikan.

As Clinton dhe as Trump

Gati 2000 kilometra më larg të njëjtën dielemë ka edhe Brooke Carpenter, në një lagje periferike në Philadelphia. Në zgjedhjet e fundit ajo ka votuar për kandidatin republikan. Ajo është evangjeilste dhe kundër abortit. Ajo angazhohet për uljen e tatimeve dhe mendon, se një qeveri e qendrës së majtë do t’i kufizonte liritë e saj fetare. “Aktualisht mund të mendoj se do të votoj për Gary Johnson. A thua duhet të votoj për një kandidat, i cili nuk ka aasnjë shans për fitore. “Por nuk mund ta votoj Hillary Clinton apo Donald Trumpin. Ndaj mendoj se do të votoj për Johnson. Por a është ky një votim i duhur? Nuk e besoj, sepse ai ndoshta nuk do të fitojë. Ndoshta nuk duhet të votoj fare, nuk e kam idenë.”

Roli i Swing States

Në mesin e rreth 10 të ashtuquajturave Swing-States, ku do të vendosen zgjedhjet, është edhe Florida ku nuk dihet fare se kush do të fitojë. Clinton ka më shumë shanse në Pennsylvania. Një rol vendimtar ka luajtur një video e emetuar muajin e kaluar, ku Trump flet me tone poshtëruese për femrat. Por në Pennsylvania nuk ka fituar ndonjë kandidat republikan në 30 vitet e fundit. Trump shpreson të fitojë mbështetjen e zgjedhësve të bardhë dhe të punëtorëve atje. Femrat e arsimuara kanë qenë një prej temave më të diskutuara në këtë fushatë. Në veçanti në të ashtuquajturat Swing States, si Florida apo Pennsylvania, ku votat e tyre mund të vendosin zgjedhjet.

Demokratët dhe republikanët e dëshpëruar

John Hudak nga Brookings Institute në Uashington thotë, se zgjedhës të pavendosur ka pasur gjithmonë. Bëhet fjalë për zgjedhësit liberalë, të cilët e kanë mbështetur Bernie Sanders dhe nuk duan asnjë kandidat tjetër. Në anën tjetër, ka dhe konservatorë me orientim social, të cilët nuk e duan kandidatin republikan Trump, por as Hillary Clintonin. Ndaj nuk dihet fare se cilin kandidat do të votojnë.

Përveç të pavendosurve, që vlerësohet se janë rreth 7%, ka dhe shumë qytetarë që duan të votjnë kandidatë të tjerë. Ndonëse kandidatët e partive të tjera nuk kanë shanse për fitore. Shumë votues, që nuk do të votojnë për Clinton apo Trump e dinë se vota e tyre do të humbasë kot, sepse kandidati i tyre nuk ka shanse të fitojë. Kjo ka ndikuar që zgjedhësit të rimendojnë edhe njëherë se për kë do të votojnë. Johnson në shtator ka pasur mbështetjen e mbi 9% të votuesve. Ndërsa tani vlerësohet se do të arrijë vetëm 5%.

Numri i të pavendosurve ka rënë, por ende mendohet se ata mund ta vendosin rezultatin e zgjedhjeve. Clinton dhe Trump janë kandidatë shumë të ndryshëm. Por edhe më tej mendohet se disa zgjedhës do të vendosin vetëm kur të futen në kabinat e votimit.

SHKARKO APP