Bukuritë e rralla të Fushë-Studën, Rama publikon pamje mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Fushë-Studën, në Librazhd, duke sjellë në vëmendje bukuritë natyrore të kësaj zone të veçantë.

Videoja e ndarë nga kreu i qeverisë pasqyron peizazhe të rralla dhe natyrën e paprekur të Fushë-Studënit, e cila është vizituar së fundmi nga gazetari Edi Manushi dhe personazhe të tjerë, pjesë e programit “Të Guximshmit”. Pamjet nxjerrin në pah potencialin turistik të zonës, duke promovuar vlerat natyrore dhe atraksionet që ajo ofron.

Në publikimin e tij, Rama thekson rëndësinë e promovimit të destinacioneve të tilla, si një mënyrë për të nxitur turizmin dhe për të bërë më të njohura pasuritë natyrore të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?