Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, të cilat sipas tij janë në vëzhgimin e vazhdueshëm të shpendëve.
“Dhe me këtë buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë të vallëzimeve të bukura të natyrës, teksa vëzhgimi i shpendëve po bëhet një prej aktiviteteve më të dashura të turizmit të zonave të mbrojtura, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

