Burime të besueshme flasin për skenarin e demonstratës së 7 Tetorit në Tiranë

PD dhe opozita me 7 tetor kanë paralajmëruar protestë në Tiranë para kryeministrisë dhe me pas në të gjitha rrugët e Tiranës.

Burime të besueshme treguan se me 7 tetor nuk do të jetë protestë, por demonstratë me vepra të dhunshme. Kjo e rrit rrezikun e përplasjes me policinë e cila ka për detyrë të mbrojë rendin publik. Me pas në kryqëzimet e Tiranës militantët partiakë do të ndezin goma dhe flakë për të krijuar bllokim trafiku dhe irritim të qytetarëve me qeverinë, sipas organizatorëve, por kjo mund të sjellë kundrareagim qytetar, deri në përplasje fizike.

Ndërkohë të gjitha dyqanet dhe marketet në këtë orë të darkës së 7 tetorit do të kenë mbyllur qepenat nga frika e vandalizmave apo vjedhjes.

Opozita ka të drejtën e protestave, por jo të dhunës. Opozita ka të drejtën të mendojë për pushtetin, por me anë të votës. Opozita  ka nevojë të fitojë besim te njerëzit, por jo akoma me të njëjtët drejtues politik prej dekadash, sepse votuesit duan diçka të re.

Opozita duhet të gjejë një kandidat për kryeministër që ngjall shpresë e jo më me Berishën i cili e ka kryer epokën e tij.

Berisha duhet ti përkasë arkivave të historisë e jo më së ardhmes.

Berisha, mirë apo keq, ka hyrë në histori ndaj nuk ka se çfarë të prodhojë më për vendin dhe demokratët.

Së fundmi nëqoftëse me datë 7 tetor do të mblidhen afro 100 mijë veta kundra kryeministrit, atëhere vjen një shpresë për PD. Por në vijnë për të djegur e shkatërruar kryeqytetin dhe jetën e qytetarëve, atëhere ky do të fundi i PD-së.

 

SHKARKO APP