Burra, që truri iu ka marrë formën e barkut stërmadh!*
Nga Anika Dokle
Në restorantin e një hoteli që frekuentohet më së shumti nga familjarë që nëmëngjes sheh fytyra çiftesh të vrerosura, me sy të fikur, që nuk komunikojnë verbalisht, por që me gjuhën e trupit duket sikur do ta hanë njëri-tjetrin. Burra të nervozuar që u hakërrehen grave të tyre për më shumë kujdes ndaj fëmijëve. Më pas, në plazh, gratë merren me kalamajtë, ushqimin, lodrat, notin, qurravitjet, ndërkohë burrat ulur në beach-bar, duke bërë me demek biznes, me barkun që u kërcen mbi tavolinë, me ca çanta që nuk ia ndajnë sqetullës, duke “ulëritur” ca shifra marramendëse, që njerëzve normalë nuk ua cik truri. Nuk takohen thuajse fare me gratë dhe fëmijët e tyre.
Kërcet zhargoni e fyerjet kur ndonjë prej kalamajve i lutet babait të hyjnë bashkë në det; “shko me mamin… të bëfsha mamin”.
Kanë bërë familje këta?! Pupupu!!
Familja është dedikim, përkushtim, përulje, gëzim e hare.
Po me kë të flasësh? Këtyre edhe truri u ka marrë formën e barkut.
*titulli është i redaksisë