Burri me kapele në Belgjikë është njeriu më i kërkuar sot në botë

Policia belge ka shpallur në kërkim një person të dyshuar si njëri prej autorëve të shpërthimeve në aeroport dhe metronë e Brukselit, ku humbën jetën mbi 30 persona dhe mbi 200 mbetën të plagosur.

Për këtë policia belge ka shpërndarë një foto të tre të dyshuarve si atentatorë të shpërthimeve në aeroportin Zaventem të Brukselit mëngjesin e sotëm.

Në foto dy personat e veshur me ngjyra të errëta dhe që sipas hetuesve, kanë hedhur veten në erë, janë kamikazët. Ata kanë vetëm dorën e majtë me dorashkë dhe kjo mund ti ketë shërbyer për të fshehur detonatorin e shpërthimit.

Prokurori belg, Frederic Van Leeuw tha se policia është vënë në kërkim të personit të tretë.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e burrit me xhaketë me ngjyrë të çelur dhe me kapele, i cili nuk ka hedhur veten në erë dhe mendohet se është larguar.

Prokurori belg tha se kërkimet po zhvilloheshin “në zona të ndryshme” duke shtuar se një pajisje eksplozive që përmbante gozhdë, produkte kimike dhe një flamur të ISIS u gjetën në një apartament në zonën Schaerbeek të Brukselit.

Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmet në Belgjikë mëngjesin e sotëm, (22 Mars). Por Prokurori Van Leeuw tha se Pretendimi i ISIS ende nuk është verifikuar zyrtarisht.

Ai deklaroi se është ende herët për të bërë një lidhje me sulmet e Parisit dhe sulmet në Bruksel.

Mëngjesin e sotëm 11 persona humbën jetën dhe 81 persona u plagosën nga dy shpërthimet në aeroportin Zaventem të kryeqytetit belg. Prokurori tha se të dy shpërthimet mendohen se janë shkaktuar nga kamikazë.

Ndërsa rreth 20 persona u vranë dhe  106 të tjerë u plagosën shpërthimin e ndodhur në metronë Maalbeek.

I tronditur por jo surprizuar, Kryeministri belg Charles Michel tha se ndodhi ajo që prisnim të ndodhte. Ndërkohë qeveria ka shpallur tre ditë zie.

Sulmet në metronë dhe aeroportin e Brukselit erdhën vetëm 4 ditë pas arrestimit të dyshuarit të sulmeve bë Parsi, nëntorin e 2015.

C_4_articolo_2166512__ImageGallery__imageGalleryItem_1_imageC_4_articolo_2166512__ImageGallery__imageGalleryItem_2_imageC_4_articolo_2166512__ImageGallery__imageGalleryItem_4_image

Pronari i lokalit në foto ka treguar se policia ka qenë duke kërkuar me helikopter në tarracë.

policia

32763C4700000578-3504151-First_picture_These_three_men_pretending_to_be_air_passengers_ar-m-72_1458664197410-640x355bruksel

aeroporti

SHKARKO APP