Buxhetorë! Shkoni e merrni pagat e dhjetorit. Thesari mori urdhër
Më në fund Thesari i Shtetit ka transferuar fondet e pagave të muajit dhjetor në bankat e nivelit të dytë në vend. Ndaj shkoni dhe merrni pagat në llogaritë tuaja.
Ngërçi i krijuar me pagat e administratës publike në vend është zgjidhur.Ministria e Financave ka thënë se problemi nuk ishte krijuar nga mungesa e fondeve, por nga mosrakordimi i listëpagesave të zyrave të financave të institucioneve me Thesarin e Shtetit. Dhe duket ministri Cani nuk ka gënjyer.
Kështu, duke filluar prej ditës së nesërme punonjësit e ministrive, drejtorive qëndrore, drejtorive rajonale, bashkive etj, do të mund të tërheqin pagat e tyre.