Buzëqeshja e Tsipras dhe SMS-ja e Ramës në Facebook
Këtë vit Greqia po kalon partner strategjik i Shqipërisë. Po merr detin, varrezat greke po i ndërton në tokën shqiptare, kurse çamët nuk mund të kthehen në Çameri në tokat e tyre.
Kryeministri Edi Rama është takuar në Davos të Zvicrës me homologun e tij grek, Aleksis Tsipras.
Përmes rrjeteve sociale Rama bën të ditur progresin e bërë deri tani përmes dialogut dypalësh në adresimin e çështjeve të bartuara nga e shkuara.
“Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen.
Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë”, shkruan Rama në rrjetin social.
Greqia ka kushtëzuar votën greke në BE për Shqipërinë në këmbim të këtyre favoreve që po merr kaq bujarisht nga qeveria shqiptare.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/771413819714824/