Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:08 Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen”…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Caka: Shqiptarët po vdesin nëpër spitale, Rilindja harxhoi 92 milionë euro për militantët

Caka: Shqiptarët po vdesin nëpër spitale, Rilindja harxhoi 92 milionë euro për militantët

Kryesore
E mërkurë, 12 Gusht 2020 14:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, tha se në një kohë që shqiptarët po shuhen nga Covid-19 nëpër spitale, qeveria ”Rama 2” harxhoi 92 milionë euro për militantët. Sipas saj, me këto para mund të kryehej testimi i popullatës dhe mund të shpëtohej biznesi nga falimentimi. Për të, kryeministrit Rama nuk i intereson hyjnë në spitale e nuk dalin gjallë dhe as se shqiptarët vijojnë të flenë nëpër çadra. ”Me kaq shumë para, mund të kishim parandaluar nga falimenti dhe mbyllja, mijëra biznese, të cilat dështuan, duke nxjerrë në rrugë mijëra të papunë. Me kaq shumë para, edhe nëse shërbimi do të tenderohej, mund të ishin ndërtuar të paktën 2000 apartamente të reja, të cilat do të strehonin 2000 familje që mbetën pa shtëpitë e tyre, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar”.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë e ish-deputetes së LSI, Silva Caka

Mund t'ju interesojë

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!

Para 29 minutash
Tajlanda, Malajzia u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin vendet e BE-së të prekura nga protestat

Tajlanda, Malajzia u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin vendet e BE-së të prekura nga...

Para 1 ore

Para 15 orësh

Si çdo premtim i dhënë dhe i pambajtur i Edi Ramës, edhe Reforma Administrative-Territoriale, u zhyt në gropën e korrupsionit dhe kriminalizimit qeveritar! Reforma Administrative-Territoriale u nis me qëllimin e shkurtimit të shpenzimeve administrative, të një administrate të tejmbushur, e cila nuk ofronte shërbime për qytetarët. Me një llogari të thjeshtë, Edi Rama premtoi se me këtë reformë, do të kurseheshin 60 milionë euro në vit. Por në çfarë situate ndodhemi sot?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

60 milionë euro jo vetëm që nuk u kursyen, por u shpenzuan 92 milionë euro për të paguar militantët e Rilindjes, të cilët shkojnë në zyrat e shtetit vetëm për të hartuar baza me të dhënat e qytetarëve e këto të fundit t’i përdorin në zgjedhje, për të keqtrajtuar qytetarët, të cilët enden për të marrë shërbimet që vetë i paguajnë dhe për të rritur shifrat e korrupsionit në nivele alarmante. Pra, dëmi i shkaktuar dhe fitimi i munguar i shqiptarëve, kap shifrën e 152 milionë eurove, me të cilat shqiptarët mund të kishin përfituar shumë shërbime.

E meqë jemi në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë, pa asnjë dyshim mund të themi se me këto para mund të kishim ndërtuar 3 spitale me standarte të larta, për të përballuar shifrat në rritje të të prekurve nga virusi.
Me kaq shumë para, mund të kishim kryer testimin e gjithë popullatës, duke parandaluar deficencën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve.

Me kaq shumë para, mund të kishim parandaluar nga falimenti dhe mbyllja, mijëra biznese, të cilat dështuan, duke nxjerrë në rrugë mijëra të papunë. Me kaq shumë para, edhe nëse shërbimi do të tenderohej, mund të ishin ndërtuar të paktën 2000 apartamente të reja, të cilat do të strehonin 2000 familje që mbetën pa shtëpitë e tyre, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Por Edi Ramës nuk i intereson asgjë nga këto; Edi Ramës nuk i intereson nëse qytetarët hyjnë në spitalet shqiptare e nuk dalin më të gjallë prej andej, për shkak të mungesës së kapaciteteve spitalore; Edi Ramës nuk i intereson nëse bizneset dështojnë dhe mbyllen çdo ditë; Edi Ramës nuk i intereson nëse qytetarët mbeten çdo ditë pa punë; Edi Ramës nuk i intereson as nëse shqiptarët flenë ende nëpër çadra. Edi Ramës i intereson të pasurohet vetë dhe të mbajë në bordero militantët e Rilindjes. 8100 vende pune për militantët e Rilindjes, të cilët shpërdorojnë paratë e shqiptarëve. 92 milionë euro të çuara dëm, pa ofruar asgjë në këmbim të tyre, sepse kjo është filozofia e Rilindjes: Shërbime jo, grabitje masive të parave po!

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/393858791584064/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARCOM-Ja9TYhFgfrU9wqz4D4MLZMi1AA0ll0ZqTs2JtKdcFGe7SJpASb5ES18MxY2erGlzoRwEvsGG4A

Etiketat e lidhura

silva Caka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 2 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 5 minutash

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 8 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 13 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.