Çelja e negociatave. Presidenti Meta takon Presidentin e Bundestagut
Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Gjermani, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit sot nga Presidenti i Bundestag të Gjermanisë, Dr. Wolfgang Schäuble.
Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, 30 vite bashkëpunim diplomatik dypalësh. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe angazhimin e Gjermanisë në drejtim të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bahkimin Evropian.
Duke iu referuar progresit të bërë në përmbushjen e prioriteteve kyçe, Presidenti Meta, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që do të kishte një vendim pozitiv i Bundestagu gjerman në favor të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/841270152729190/
“Çelja e negociatave vetëm do të na ndihmonte më shumë për të adresuar më mire të gjitha prioritetet dhe përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme, si dhe do të jepte një sinjal shumë pozitiv për të gjitha forcat në rajon” – nënvizoi Presidenti Meta.
Gjatë takimit u vlerësua premtuese dhe inkurajuese marrëveshja mes qeverisë greke dhe asaj maqedone për ygjidhjen e cështjes së emërit të Maqednisë dhe u theksua rëndësia e përfundimit të fazës finale të dialogut Kosovë-Sërbi.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë shqetësimin për çështjet e sigurisë që kërcënojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe theksuan nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë në këtë drejtim, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë rajonal e evropian.