Çfarë duan 2 mijë forca ushtarake serbe në kufi me Kosovën?
Siç u pa, treni i cili u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veriut në Kosovë, është ndalur në qytetin serb Rashkë, siç kane raportuar edhe mediat serbe Treni është kthyer, por duket se nuk janë kthyer forcat serbe. Sipas “Presheva Jonë” këto 48 orët e fundit mbi 2 mije forca serbe kanë zbarkuar në brezin kufitar me një makineri të rëndë luftarake.
Burime të agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” në terren kanë mësuar se kufiri Serbi-Kosovë prej 117 km nga karadaku i Preshevës (Mucibabë) deri ne Medvegjë (Mutivode) pothuajse është blinduar nga forca të mëdha serbe. Sipas dëshmitarëve, ne Presheve drejt Mucibabes dhe ne Bujanoc drejt Konculit (Dheut te Bardhe ) orët e fundit kanë lëvizur qindra makina ushtarake luftarake te forcave serbe, si xhipa, kamion, pizgauer..drejt kufirit me Kosovën.
Bëhet fjalë këtu për mbi dy mijë trupa, te përqendruar kryesisht ne bazën ushtarake te Livadhi i Sherit, mbi Presheve, afër kufirit me Gjilanin dhe ne ish-bazen ushtarake te UCPMB-së ne Dobrosin.
Ne këto vendbanime shqiptare ne kufi me Kosovën me shtimin e lëvizjeve te forcave serbe ne të gjitha anët edhe panika dhe frika është shtuar tek banorët e këtyre fshatrave ne brezin kufitar sidomos tek blegtorët dhe fëmijët qe ndjekin mësimet ne orët e hershme te mëngjesit apo kur kthen ne mbrëmje. Lidhur me këtë dyndje te madhe te forcave serbe ne vendbanimet shqiptare ne Lugine, liderët e Preshevës ende nuk kane dalur me ndonjë reagim apo te japin shpjegime se çka po ndodhë..
Mobilizimi i forcave serbe dhe zbarkimi i tyre drejt kufirit me Kosovën vjen menjëherë pas deklaratave kërcënuese te Vucic drejtuar Kosovës me një lutje te fundit drejtuar shqiptareve qe “askënd nuk do ta tolerojmë te vrasin serbet” (“Poslednja molba Albancima, nikome ne?emo dozvoliti da ubija Srbe“) ne fakt kjo deklaratë s’është e para e Vucicit nëse kujtojmë atë te vitit 1995 kur kishte thënë se “për një serb të vrarë, Serbia do të vriste 100 muslimanë”?!
Veç kësaj edhe deklarata e radhës e Vucicit se “nuk mundi të besojë së Kosova pa e pyetur as NATO-n dërgoi ROSU-n në veri ..” nënkupton se mund te ndodhë gjithçka edhe forcat serbe te futen ne Kosovë ne emër të “mbrojtes së popullatës serbe ne provincë” me arsyetimin se edhe “shqiptarët nuk pyeten askënd qe nxorën forcat e veta drejt kufirit..”
Ndryshe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, tha se vendimi për të ndalur trenin në Rashkë ka qenë i tij me qëllim të, siç tha “shmangien e konfliktit”. Por çfarë dy mijë forca ushtarake serbe në kufi me Kosovën?
Treni serb me mbishkrimin, “Kosova është Serbi” nxit tensione me Kosovën
Mediat botërore kanë shkruar rreth ngjarjeve të mbrëmshme rreth trenit “Kosova është Serbi”.
“Treni nacionalist serb shkakton tensione në kufi të Kosovës”, shkruan Associated Press.
“Një tren i dekoruar me detaje nacionaliste serbe ishte nisur të shtunën nga Beogradi me destinacion veriun e Kosovës, por u ndal në kufi nga një manovrim që shkaktoi përshkallëzim dramatik të tensioneve ndërmjet armiqve që ishin në luftë më parë”, shkruan në artikullin e saj AP.
Më tutje AP shkruan se, “zyrtarët e Kosovës protestuan se treni ishte një shkelje e sovranitetit të vendit dhe premtuan se nuk do ta lejonin të hynte. Ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq urdhëroi që të ndalej treni në Rashkë, pasi i afrohej kufirit me ish-provincën serbe, duke tënë se shqiptarët e Kosovës kanë tentuar ta minojnë hekurudhën. Një gjë e tillë është mohuar nga Policia e Kosovës, që ka kontrolluar hekurudhën dhe nuk kanë gjetur asgjë”.
BBC në anën tjetër e ka shkruar, “Treni serb nxit përshkallëzimin e tensioneve me Kosovën”.
“Kosova ka ndaluar trenin serb që të kalonte në kufirin ndërmjet dy vendeve, me akuzat se ishte përgatitur që të hidhte në erë rrugën. Kosova e ka parë si provokim nga Serbia këtë tren”, shkruan BBC.
Ndërsa Reuters shkruan, “Kosova bllokon hyrjen e trenit ‘provokativ’ nga Serbia”.
“Kosova ka bllokuar të shtunën hyrjen e një treni nga Serbia që ishte afishuar me ngjyrat e flamurit serb dhe kishte fjalët ‘Kosova është Serbi’ të printuar, që shihet si një test për vendin e vogël ballkanik”, shkruan Reuters.
Por presidenti serb Nikoliq i hedh benzinë zjarrit
Presidenti serb Tomisllav Nikoliq thotë se “çdo tentim i ardhshëm i institucioneve të përkohshme për të shkaktuar konflikt, siç ishin ngjarjet lidhur me trenin, do të përfundojë keq”, njoftojnë mediat serbe.
“Le të mendojnë për këtë edhe shqiptarët edhe aleatët e tyre. Ne do të veprojmë konform Kushtetutës së Serbisë. Kosova dhe Metohia nga pikëpamja ndërkombëtare-juridike janë pjesë e Serbisë”, u deklaroi Nikoliqi gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit serb të Sigurisë, transmeton Gazeta Express.
Dita e djeshme, sipas tij, ka qenë “shumë afër konfliktit”, megjithëse, siç tha, pala serbe “u përpoq që të mos e tregojë këtë”.
“Shfaqja e ROSU-t ishte shenjë se shqiptarët deshën luftë”, tha Nikoliqi.
Ai theksoi se Serbia pret nga BE-ja përgjigje nëse është e saktë deklarata e kryeministrit Isa Mustafa se Prishtina dje për të gjitha ka pasur pajtueshmërinë e Brukselit.
Gjithashtu tha se pret që një nga temat e ardhshme të dialogut duhet të jetë treni, respektivisht liria e lëvizjes.
Nikoliq gjithashtu theksoi se veprimet e Prishtinës me rastin e trenit kanë qenë “përpushjet e fundit të administratës amerikane në largim”./Gazeta Express/
Provokimi serb me tren/ Nga politika e Shqipërisë reagon vetëm ish-kryeministri Berisha
Forcat speciale të qeverisë së Kosovës kanë ndaluar, dje, hyrjen e një treni nga Serbia me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Provokimi, i cili hapi debat që mëngjesin e djeshëm, mori përgjigje force, duke mos lejuar hyrjen në territorin e Kosovës.
Treni, dhuratë e shetit rus për Serbinë, ka ndezur provokime dhe reagime të ndryshme.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë një konferencë të jashtëzakonshme e quajti një situatë tërësisht të panevojshme të krijuar nga Serbia, në kuadër të lojërave të saj të pa ndershme.
Ndërsa, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur një provokacion të ulët dhe të rrezikshëm nga Beogradi.
Në fakt, në lidhje me ngjarjen nga politika shqiptare, reagimi i ish-kryeministrit Berisha në profilin e tij në rrejtin social facebook, dje ishte i vetmi.
Reagimi i Berishës
Ish-kryeministri Sali Berisha, dje, ka reaguar në lidhje me trenin e nisur nga Serbia në drejtim të Mitrovicës me mbishkrimin; “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare.
Berisha e konsideroi këtë provokim të shetetit serb, si strategji të rritjes së tensionit dhe destabilizimit të rajonit nga Beogradi.
“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt serbomadh primitiv të rrezikshëm dhe destabilizues të autoriteteve të Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata dëshmuan dhe një herë se janë skllavë të ëndrrës së Serbisë së Madhe dhe një rrezik real për paqen në rajon!”
Reagimi i Vuçiç
Në orët e mbrëmjes së djeshme, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, tha se për në Mitrovicë ishte nisur një tren dhe jo një tank.
“Vendimi im ishte dhe krenohem me të, që t’a ndaloj trenin në Rashkë, me qëllim të ruajtjes së lirisë së njerëzve tanë dhe të ruaj paqen e të shmang konfliktet”, tha Vuçiç pas një takimi urgjent me shërbimet serbe të sigurimit.
Ai akuzoi Prishtinën për provokim, ndërsa theksoi se është ankuar te shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe se do të njoftojë Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara për siç tha, faktin se Prishtina po luan “lojëra lufte”.
Reagimi i Mustafës
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë një konferencë të jashtëzakonshme e quajti një situatë tërësisht të panevojshme të krijuar nga Serbia, në kuadër të lojërave të saj të pa ndershme.
“Kthimi prapa i këtij treni është vendim i duhur dhe hyrja e tij në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës nuk do të lejohej, ose në rast se do të hynte do të trajtohej në përputhje më ligjet e Republikës së Kosovës. Nuk do të lejojmë provokime të tilla për kthimin e Kosovës dhe rajonit në vitet errëta”, tha ai.
Urdhëri i Thaçit
Më herët, gjatë ditës, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se autoritetet duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e trenit.
“Kosova respekton lirinë e levizjes së njerëzve dhe mallrave, por hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër në këtë tren, ka zyrtarë të lartë të Serbisë, të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë, sipas procedurave në fuqi”.
Ambasadori i SHBA-së
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, shprehu ditën e djeshme shqetësimin lidhur me zhvillimet rreth trenit të nisur nga Serbia drejt territorit të shtetit të Kosovës.
“I brengosur për çështjen e trenit. Bëj thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët. Kemi nevojë për normalizim, e jo për konfrontim”, ka shkruar ambasadori Delawie në rrjetin social Twitter.