FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë kërkuan më shumë njerëzit në Google për vitin 2023?

Google ka publikuar një përmbledhje të pyetjeve më të shpeshta të vitit 2023 që janë bërë në motorin e kërkimit.

Në domenin e lajmeve kërkimi kryesor ishte lufta e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit, sipas të dhënave globale të Google, e ndjekur nga pyetjet në lidhje me tragjedinë e nëndetëses Titan në qershor, si dhe tërmetet shkatërruese në Siri dhe Turqi në shkurt.

Personi më i kërkuar në Google nga përdoruesit këtë vit ishte qendërmbrojtësi i Buffalo Bills, Damar Hamlin, i cili pësoi një atak në zemër në fushë gjatë një ndeshjeje në janar, por që atëherë është kthyer në lojërat e NFL me shumë bujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tjetri është aktori Jeremy Renner i cili i mbijetoi një aksidenti të rëndë me borëpastruese në fillim të vitit 2023.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktori i ndjerë Matthew Perry dhe këngëtarja Tina Turner udhëheqin kërkimet për të famshmit që kanë ndërruar jetë.

Në fushën e argëtimit, filmi “Barbie” dominon këtë vit kërkimet në Google nga bota e filmit, i ndjekur nga “Oppenheimer” dhe filmi indian “Jawan”.

“The Last of US”, “Wednesday” dhe “Ginny and Georgia” janë tre TV Show-t kryesore për të cilat u interesuan përdoruesit e Google në 2023.

Për muzikën, kërkimi kryesor ishte për këngën “Idol” të Joasobit. Ajo u ndoq nga ‘Try That in A Small Town’ të Jason Aldean, i cili u ngjit në top lista pas polemikave këtë verë, dhe më pas Bzrp Music Sessions, Vol. 53″ nga Shakira dhe Bizarap.

Në SHBA, shumë përdorues e kaluan vitin 2023 duke pyetur pse vezët, biletat për koncertet e Taylor Swift janë kaq të shtrenjta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?