Çfarë mund të sjellë rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës?

KAS ka vendosur rinumërimin e gjithë fletëve të votimit në qarkun e Tiranës për forcat politike por edhe votat për çdo kandidat.

Ky vendim ka rihapur lojën për mandatet e disa deputetëve të PS, PD por edhe mundet edhe për partinë e Agron Shehajt.

Kjo gjë do të sjellë brenda 10 ditëve, pak a shumë, që të kemi rezultat final pas rinumërimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në PS ka diferencë  me 140 vota mes kandidatëve Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylahmeti. Ose mes kandidatit Xhemal Qefalia dhe Ornaldo Rakipi me 474.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sikurse ka duel mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit të PD-së.

Por nga rinumërimi ka mundësi që Agron Shehaj të humb një deputet.

Sido të jetë prapë PS nuk humbet asnjë deputet. Analistët shprehen se mundet PD të marrë një deputet me tepër, por nga partia e Agron Shehajt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?