FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chris LaCivita dhe Berisha duhet të deklarojnë faturën e konsulencës

Nga Daniel Muçaku-

Sot Berisha bëri një lëvizje të fortë politike dhe publike. Deklaroi se Chris LaCivita, bashkëkryetar i fushatës së Presidentit Trump që i solli fitoren, do të jetë ai që do të drejtojë fushatën e Sali Berishës dhe PD.

Natyrisht që Chris LaCivita është figurë e nderuar dhe se ndaj tij, sot, nuk duhej të turreshin nëpër portale sikur ai është “mafiozi” i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chris LaCivita ka biznesin e tij ku fiton duke këshilluar e menaxhuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Berisha si deputet dhe kryetar i forcës me të madhe opozitare ka detyrimin publik që të thotë se sa është fatura financiare për Chris LaCivita.

Kjo duhet të bëhet jo vetëm për të qenë transparent me demokratët, por edhe me votuesit që hezitojnë për ta votuar. Edhe si detyrim ligjor, sepse jemi mësuar se pas zgjedhjeve apo kur ka hetime penale dalin kontrata marramendëse në dollarë që paguajnë politikanët shqiptarë në Uashington.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?