Cilët deputetë ndërtojnë në lagunën e Karavastasë,me lejen e Edi Ramës?

Kishte fjalë se dy deputetë të PS fshihen pas një projekti gjigant në Karavasta. Këtë javë në media u denoncua një masakër që po kryhet në lagunë.

Bëhet fjalë për një ndërtim që po kryhet në thyerje të të gjitha ligjeve në mirëmbajtjen e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta. Po kush po ndërton në Lagunën e mbrojtur me ligj të veçantë?

Burime thanë se pas projektit janë dy deputetë të mazhoranës, njëri i zonës dhe tjetri deputet i një zone të veriut të vendit. Mësohet se deputeti i zonës ka kërcënuar edhe drejtuesit e parkut, të cilët e kanë kundërshtuar fillimisht ndërtimin.

Po cilët janë këta dy deputetë? Mos është njeri që po mbledh vota deputetësh lart e poshtë nëse Rama rrezikohet të humbasë qeverinë? Dhe kryeministri Rama po ua kthen shpërblimin me toka publike? Apo mos fshihet vetë kryeministri pas këtij ndërtimi gjigant i cili po prish krejt Lagunën?

Sipas ekspertëve këto ndërhyrje në park janë të paqarta dhe nuk janë bërë publike me projekte konkrete. Në videot dhe fotot e publikuara sot në media shihen makineri të rënda të instaluara prej ditësh në lagunë dhe që po gërmojnë për të hapur një kanal që i shërben ndërtimit të një platforme.

Pse nuk nis kryeministria inspektorët e saj të shumtë për të kontrolluar se kush po prek Lagunën, nëse nuk ka gisht pas këtij ndërtimi? Në Tiranë para tre ditësh për një dritare të rihapur e cila kishte qenë mbyllur nga qeraxhiu me kartongjez dhe kur pronari e hapi dritaren, u nisën furgonët policie të kryeqytetit, policia bashkiake, policia ndërtimore, policia e mjedisit, policia kombëtare e ndërtimeve,etj! E rrethuan dritaren që po hapej sikur të kishte ndodhur krimi më i madh në këto 25 vite në Tiranë. Ndërsa në Lagunën e Karavastasë bëhen ndërtime duke prekur Parkun Kombëtar dhe nuk shkon njeri. Në kryeqytet po ndërtohet e shtohen kate në mes të ditës dhe asnjeri nuk flet apo kontrollon.

Por për Lagunën e Karavastasë pse heshtin deputetët e tjerë të zonës? Ka ndonjë dorë euro të fshehur pas heshtjes?!

karav

k7

k2k4

SHKARKO APP