Coronavirusi vë në alam gjithë botën. 259 të vdekur dhe mbi 12 mijë të prekur në 25 shtete

Coronavirusi me orgjinë nga Kina është kthyer në një problem global. Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i të vdekurve në Kinë ka arritur në 259, ndërsa të prekur janë mbi 1200. Më shumë se 150 raste me virus janë konfirmuar në 25 shtete të tjera.

Italia ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare 6 mujore për përballimin e coronavirusit. Vendimi është marrë nga qeveria, pas konfirmimit të dy rasteve të prekur me këtë virus në Romë. Dy qytetarët e prekur janë me kombësi kineze dhe kanë hyrë në Itali në datën 23 janar, si turistë. Gjatë 8 ditëve, para se të konfirmohej se ishin të prekur nga virusi ata kanë udhëtuar në disa qytete turistike dhe hotele të njohura të Italisë. Konfirmimi i pranisë së virusit ka rritur panikun e autoriteteve italiane, pasi numri i personave mund të jetë disa herë më madh. Veç dy turistëve të konfirmuar me virus nën vëzhgim në Itali janë dhe 32 persona të tjerë, një pjesë të cilëve kanë pasur kontakte me turistët.

Masa e parë që ka marrë Italia është ndërprerja e gjithë linjave ajrore për në Kinë. Ministria e Shëndetësisë në Itali ka caktuar një fond prej 5 milionë eurosh për përballimin e situatës fillestare. Ministra të kabinetit qeveritar janë thirrur dje dhe sot në interpelancë nga deputetët për të informuar italianët mbi situatën.

Ndërkohë në rang botëror shifrat e njerëzve të prekur nga coronavirusi janë alarmante. Sipas mediave ndërkombëtare raportohet se në Kinë, ku është dhe qendra e virusit ka 213 të vdekur. Numri i të prekurve në kinë është rreth 9 700. Ndërkohë më shumë se 100 persona janë të prekur nga virusi në 25 shtete të tjera; si SHBA, Britani, Japoni, Indi, etj.

Në Greqi dje u dha alarmi për dy raste me virus në Selanik. Ditën e sotme, fatmirësisht, autoritetet njoftuan se bëhej fjalë për grip të zakonshëm dhe nuk ka raste të konfirmuara me coronavirus.

Lexoni edhe

Koronavirusi, Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar, koha për të marrë masa më të rrepta

Mbledhja e Task-Forcës për Koronavirusin: Asnjë rast në Shqipëri

Mjeku Pëllumb Pipero: Si mund të mbrohemi nga virusi?

Koronavirusi, Facebook merr vendim për lajmet dezinformuese

Shteti              Nr. i të prekurve                                Nr. i të vdekurve

Kinë                9692                                                    259

Australi           9

Kamboxhia      1

Rusi                 2

Kanada            3

Finland            1

Francë              6

Gjermani         4

Indi                 1

Itali                  2

Japoni             14

Malajzi            7

Nepal              1

Filipine            1

Singapor          13

Koreja e Jugut 7

Siri Lanka        1

Tajvan             9

Tajland            14

Emiratet Arabe 4

SHBA               6

Vietnam          5

Makao             7

Hong Kong     12

Britani e Madhe 2 

 

Grafikë e përhapjes së Coronavirusit dhe virusit SARS të disa viteve më parë

 

SHKARKO APP