Damian Gjiknuri ndez motorat e fushatës në Sarandë. Zgjedhje parlamentare?
Damian Gjiknuri fill pas një dite që dorëzoi karriken e ministrit ka vrapuar për në qarkun e Vlorës, ku ai drejton fushatën dhe PS-në e qarkut pasi është jo vetëm deputet i Vlorës, por dhe i deleguari i kryesisë së PS.
Kryeministri Rama në motivin politik kur e largoi nga detyra e ministrit, pas një orteku lavderimesh ndaj tij, tha se Gjiknuri na duhet për fushatën elektorale. Dhe Gjiknuri ndodhet në Sarandë në takimet (shiko fotot).
Në profilin e tij në facebook ai shkruan:
Takimet e zhvilluara me Asambletë e Partisë Socialiste në Sarandë, Delvinë dhe Finiq
?? Intensifikim i dialogut me qytetarët
?? Analizë për angazhimet e ndërmarra dhe përmbushja e tyre
?? Përgatitje për zgjedhjet e ardhshme lokale
?? Organizimi elektoral bazuar mbi vendimet e Asamblesë
Problemi nuk është se Damian Gjiknuri shkoi dhe ndodhet në bazë, sepse nuk është lajm. Problemi për politikën në Tiranë shtrohet se kur Edi Rama nis Damian Gjiknurin në takime elektorale, i cili mbetet një motor gjigand fushate, pra kryeministri ka një plan sekret zgjedhor. Nuk janë përgatitje vetëm për zgjedhje vendore, por edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat mund ti bëjë Edi Rama duke gjendur të papërgatitur opozitën.
Damian Gjiknuri është tregues se motori rilindas u ndez. LSI mbetet e gatshme për zgjedhje parakohshme pasi Monika Kryemadhi e ka deklaruar. Mbetet të shikohet PD-ja!
Po shkojmë në zgjedhje vendore dhe parlamentare me 30 qershor.