Damian Gjiknuri, numri dy në PS: Votimi u mbyll mirë dhe korrekt, tani fillon numërimi i çdo vote

Damian Gjiknuri, sekretar i përgjithshëm i PS, foli pas orës 19.00, direkt nga selia e PS. Ai tha se procesi i votimit ka shkuar mirë dhe falenderoi votuesit dhe komisionerët.

Me pas Gjiknuri tha se tani fillon procesi i numërimit dhe duhet të jenë korrekt me ligjin.

I pyetur nga gazetarët Damian Gjiknuri në lidhje me mungesën e komisionerëve nga ana e PD-së të Lulzim Bashës, në disa qendra votimi, tha se kjo nuk e ka prishur procesin pasi kishte komisionerë të tjerë. Ndaj, shtoi Gjiknuri, ka nevojë që në Kodin e ri Zgjedhor duhet të mos kemi komisionerë politikë, por jashtë politikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në lidhje me problemet dhe sherret brenda opozitës, Gjiknuri theksoi se kjo situatë në PD është bërë tragji-komike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund ai shtoi se PS duhet të ketë marrë rezultatin e pritshëm të fitores, por kryesorja tha ai ka se procesi shkoi shumë mirë e le të fitojë më i miri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?