Damian, po shkel vijën e kuqe! Po vjen vjeshtë destabiliteti, ku viti 2019 do jetë lule me çka do ndodh këtë vjeshtë

Situata pas marrëveshjes së kryeministrit Rama me deputetët e opozitës parlamentare që ishte në thelb kundër Marrëveshjes së 5 qershorit me opozitën reale, ka acaruar politikën shqiptare dhe pritet të fillojnë protesta të stuhishme opozitare në shtator. Sipas burimëve pranë selisë së PD, protestat do jenë kaq të dhunshme sa ato të vitit 2019 do të duken lule në krahasim me çka po përgatitet në vjeshtë.

Sot deputeti socialist, përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik i është përgjigjur e-mail-it të Opozitës së Bashkuar për mbledhjen ditën e nesërme ose të premten me disa pika të caktuara në lidhje me zgjedhjet.

Gjiknuri deklaron se nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, dhe kërkon konfirmimin e pranisë në mbledhjen e sotme.

Ndërkohë Bylykbashi ka dërguar Gjiknurit që të shtyhet për nesër takimi. Mazhoranca duket e vendosur për ta zhbërë Marrëveshjen e 5 qershorit që të prishë koalicionet parazgjedhore, sepse e di se humbet thellë.

“Të nderuar kolegë
Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik.e

Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00. Damian Gjiknuri”.-

Ky është email i Gjiknurit.

Kjo vjeshtë do të jetë vjeshta e përplasjes finale mes rilindjes dhe mafies nga njëra anë dhe opozitës reale dhe popullit nga ana tjetër.

Mësohet se nga selia blu janë shprehur se nuk ka vend ku mund të fshihet kryeministri Rama nga protestat popullore, të cilat do të fshijnë këtë qeveri e cila shkatërroi jetën e qytetarëve.

-Nuk e shpëton njeri Edi Ramën nga përballja, sikur të shkojë e të lutet te Kisha e Prullit apo të fshihet nëpër vilat e bukura të Spitenit, edhe nëse kërkon mëshirë që ta strehojnë në bodrumet për ti ikur mllefit popullor!- tha një drejtues i PD-së.

Loja e kryeministrit Rama për të hequr koalicionet nën emrin e listave të hapura do të marrë përgjigje shkatërruese në zgjedhje, ku PS-ja do të njohë rezultatin me katastrofik të 30 viteve të fundit.

SHKARKO APP