Dashamir Shehi: Nëse pranon Basha kandidoj përballë Veliajt dhe fitoj

I ftuar në Report TV, Dashamir Shehi tha se nëse Basha do ta propozonte emrin e tij, ai do ta pranonte kandidimin dhe madje, do të bënte më shumë se Veliaj. Deputeti Shehi deklaroi se e mund Erion Veliaj.

“Do ta gjykojmë kur t’i vijë koha. Do e flasim. Jo. Unë nuk e përjashtoj. Unë gjykoj se bashkia e Tiranës ka funksion politik, për hir të eksperiencës do t’i bëja më mirë punët. A do e shtyjmë Ramën tutje? Po. Për këtë arsye do e pranoja.

Halim Kosova ishte burrë i mirë, por kandidatura duhet të jetë politike. PD ka vënë personazhe të pavlera ndaj ka humbur. Janë zgjedhje politike. Kaq. Personazhi më i rëndësishëm politik duhet të ishte sot. Vumë një burrë të mirë, por na duhet një politikan. Nëse Basha do të bëjë politikë duhet të merret me personazhe politikë. Megjithatë kjo është premature, s’ka rëndësi fare.

Do jepja një këshillë që Basha. S’ka nevojë ta zgjedhin seksionet kryetarin, mjaftojnë disa sondazhe. Basha bazohet tek sondazhet, që prej 10 vitesh. Nuk përjashtoj asnjë mundësi që i jep shans këtij vendi të shtyjë jashtë regjimin e Edi Ramës.

Pse është më i fortë Veliaj? Unë them se ky është personazh negativ, më negativi. Sa ka ai jetë, unë i kam punë. Ai është nxënës, s’ka çfarë më mëson” – tha Shehi. Në fakt kush merr Tiranën ka marrë edhe zgjedhjet politike si sondazh. Ndaj nëse Tiranën e humbet PS-ja, pa asnjë diskutim që qeveria qendrore ka rënë. Kështu që përballja në kryeqytet do jetë vendimtare për fatin politik të sejcilës forcë politike kundërshtare.

 

SHKARKO APP