David Lammy, i zgjedhur Ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e ri qeverisës britanik, është një “ministër shqiptar”!

“Shqiptaret e Londres e sidomos ata që jetojnë në veri të kryeqytetit britanik, kanë një arsye me shumë për t’u gëzuar nga rezultati zgjedhjeve te 4 Korrikut në Britani.

David Lammy, i zgjedhur Minister i Punëve të Jashtme në kabinetin e ri qeverisës, prej vitit 2000 është zgjedhur si deputet i zonës se Tottenham.

Janë me qindra rastet kur David Lammy e ka patur të hapur derën si deputet për shqiptarët, duke u interesuar e derguar letra Home Office, në lidhje me problemet e tyre te emigracionit”- shkruan Muhamed Veliu, gazetar në TCH dhe që një pjesë të jetës e ka kaluar në Angli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt shumë shqiptarë me banim në Londër kanë shkruar në profilet e tyre se është fat, edhe për shqiptarët, që David Lammy është Ministër i Jashtëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria e re e drejtuar nga kryeministri popullor, Keir Starmer, do të jetë më e kujdesshme dhe më afër emigrantëve, sepse ndryshe nga Konservatorët që ishin racistë, sidomos ndaj shqiptarëve, fituesit e këtyre zgjedhjeve kanë politika më njerëzore në raport me qytetarët britanikë, por edhe për emigrantët që jetojnë me korrektësi në Britani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?