Debat për pulat e ballistëve dhe heroizmat e komunistëve në Kuvend

Seanca e sotme e Kuvendit nuk i ka shpëtuar debatit që ka shkaktuar në opinion dekorimi nga Presidenti, Bujar Nishani i 67 përfaqësues të Ballit Kombëtar. Kreu i shtetit është kritikuar nga shoqatat e ish-partizanëve, por edhe historianë dhe studiues që e ndajnë Luftën e Dytë Botërore, me heronj (partizanët) dhe tradhtarë ( Balli Kombëtar).

Edhe pse është një debat që vazhdon prej 26 vjetësh, që pas rënies së komunizmit, pjesë e diskutimit është bërë sot dhe Kryeministri Edi Rama me kreun e grupit Parlamentar, Edi Paloka.

Kryeministri Edi Rama është pozicionua në krahun e atyre që bën luftën, duke bërë ironi dhe me kreun e grupit të PD-së, Edi Paloka, i cili deklaroi se babai i tij kish qenë partizan.

“Zotrote djalë partizani, të jesh këmba që i bie kokës, ky është shembulli degradues i shpresës që i dha jetë ëndrrës së PD që sot përfaqësohet fiks nga ty. Djali i partizanit q rreh gjoksin për pulat e ballit kombëtar”,- u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Ndërsa Paloka, i ka kujtuar Kryeministri se babai i tij ka qenë pjesë e nomenklaturës dhe Parlamentit të regjimit të Enver Hoxhës.

Në situatën kur Kuvendi ka jo pak ligje të rëndësishme për të diskutuar, kur çështja e kanabisit është temë dite, kur shifrat e minimumit jetik janë më të larta se pensionet dhe asistenca sociale, të merresh me debatin e heronjve dhe tradhtarë është luks. Një luks që e kanë vetëm historianët, pasi është profesioni tyre. Që Kryeministri dhe Kreu i Grupit të PD-së të fillojnë të bëjnë dhe historinë e vendit dhe të caktojnë kush ishte tradhtarit kjo është pak e tepërt. Janë zgjedhur për të qeverisur dhe për të bërë ligje sot, jo se kush e bëri dhe kush fitoi luftën në vitin 1945.

Debati mes Ramës dhe Palokës

Paloka: Vjen e tallesh këtu pasi tallesh fshatrave, jo jam me partizanin, jo për gruan në shtëpi…

Rama: Unë jam me Partizanin jo me Ballin Kombëtar dhe kjo nuk është as sekret dhe as arsye për të ardhur këtu në emër të Ballit Kombëtar e të bësh fitimtarin. Se në emër të Ballit kombëtar vini e numëroni sa pula keni shqyer kur ishit në qeveri. E mirë bëni se vetëm atë dini të bëni e keni bërë dhe sot këtu jeni si pasardhës të lavdishëm të Renegatëve e tradhtarëve

Paloka: Fjalën flotë ekskavatorësh sot e mësova për herë të parë, se flotë anijesh e flotë ajrore e kisha dëgjuar. Por ti nuk duhet të dalësh e të flasësh këtu për bujqësinë kur nuk pranon kanabisin që po bën kërdinë në vend, e na flet për kanalet kulluese

Rama: Normale se kanalet kulluese nga partizanët i trashëguat se nga ballistët nuk i trashëguat dot.

Paloka: Unë nuk e mbaj mend të kem qenë ballist, babai im jo e jo, babai im ka qenë partizan. Ndryshe nga babai yt. Ti mburresh me aktet e tyt eti, se nuk e kam fjalën për aktet e monumenteve, por por ato që firmosi yt atë për pushkatimin e martirëve.

Rama: E mësove dhe një gjë që flotë quhet dhe ajo, mbaje shënim dhe një gjë tjetër që mësove falë nesh, çështjen e partizanëve e hape vetë, qenke dhe djalë partizani përveç të tjerash dhe vjen këtu edhe tallesh me fjalët e Saliut. Ekskavatorët, flotën e tyre po e vërtetë është se 61 të tjerë janë financim i drejtpërdrejt i Bujqësisë së këtij shteti.

Ata që u vranë padrejtësisht mos i përmend këtu. Ka pasur në gjirin e Ballit Kombëtar patriotë e nacionalistë të ndershëm këtë nuk e ka vënë në diskutim askush, përveç Saliut, por që ju jeni pasardhësit e Ballit Kombëtar të Sheftqet Mustafarajt, kjo nuk ka dyshim, u ngritën këmbët ti bien kokës dhe kjo nuk ka pikë dyshimi. Dhe zotrote djalë partizani, të jesh këmba që i bie kokës, ky është shembulli degradues i shpresës që i dha jetë ëndrrës së PD që sot përfaqësohet fiks nga ty. Djali i partizanit q rreh gjoksin për pulat e ballit kombëtar.

SHKARKO APP