Debate në Këshillin e PD për ndryshimet në statut. Rrëzohet propozimi i Imamit

Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku do të diskutohen ndryshimet në statutin e kësaj partie.

Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani ka propozuar ndryshimet në statut. Arben Imami, një prej zërave kritikë me Bashën, kërkoi që të futet në rend të ditës edhe analiza e zgjedhjeve, por kjo kërkesë u rrëzua me votë. Në takim, bie në sy mungesa në mbledhje e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Një tjetër propozim ka qenë ai i Edvin Kullurit, i cili kërkoi që të shqyrtoheshin edhe draftet alternative në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Kulluri i kërkoi Bashës të merrte në shqyrtim propozimin e tij dhe të Edit’h Harxhit si dhe atë të anëtarit tjetër të Këshillit Kombëtar, Gent Malko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas rrëzimit të propozimeve, Arben Imami dhe Edvin Kulluri kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD si dhe kanë akuzuar Bashën se po i jep vetes mandat të përjetshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Imami ka thënë për mediat se mbledhja është fiktive, përsa kohë po diskutohet vetëm një draft. “Nuk është një ditë e bukur kjo për PD-në. Mbledhja është fiktive, përsa kohë po diskutohet vetëm një draft”,- tha Imami.

Ndryshimet statutore do t’i nënshtrohen votës finale në Kuvendin Kombëtar të 28 prillit. Pika që ka ngjallur me shumë debate te kritikët e Bashës është neni për kryetarin, i cili nuk parashikon dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?