Deklaratë bombë e Edi Ramës: Dal natën fshehur rojeve dhe udhëtoj në taksi
Edi Rama, kryeministër, sot në një takim me maturantë të shkëlqyer, duke shpjeguar se si i ndjek zhvillimet politike dhe sociale në vend tha diçka të pazakontë për një kryeministër.
Duke dashur të tregojë se jeton me popullin dhe shqetsimet e tij të përditshme si dhe me synimin që të marrë live mendimin e popullit, e jo të atyre që e rrethojnë, tha se “ Dal natën, fshehur rojeve kryeministrore, dhe hypi në taksi. Eci nëpër Tiranë, kuvendoj me taksistët”. Dhe më pas vazhdoi se “nëse don të marrësh vesh se çka thuhet në popull duhet të ecësh me taksistë. Ata dëgjojnë dhe thonë gjithçka”. Më pas kryeministri duke ironizuar disa media dhe sidomos portale shtoi se më përpara kishte çdo taksist një diplomë master ose edhe doktoratura të blera pa shkuar fare në universitet.
Problemi nuk është se pse Kryeministri lëviz në taksi natën, por shtrohet pyetja: Ata punonjës të Gardës që nuk shikojnë se si u ikën Kryeministri natën, pse paguhen? Po sikur, qoftë largu, ti ndodhë gjë kryeministrit, kush e mban përgjegjsinë?
Pas kësaj deklarate të kryeministrit duhet që Komandanti i Gardës të shkarkojë mënjëherë oficerët dhe gardistët që nuk vigjilojnë për jetën e kryeministrit.
Pjesë nga deklarat e Ramës:
“Mbase e keni dëgjuar historinë. Kam një zakon të vjetër nga koha kur isha kryetar bashkie, një apo dy herë në vit dal natën i pashoqëruar, i iki edhe atyre të Gardës që se kuptojnë ku shkoj dhe marr një taksi. Kam shumë dëshirë të Óas me njerëzit që janë shoferë taksish se ata janë barometri më i mirë. Në një taksi mund të dëgjosh në dy orë gjithcka dhe mund të kuptosh më shumë se sa analistët dhe debatet, portalet. Shyqyr që s’po gjej më problemin që cdo taksixhi me master, me doktoratura, se e tregonin, i merrnin në natyrë, sot s’ka më të tilla dhe këto janë hapa shumë të rëndësishëm. Sigurisht ju do thoni që ne duam më shumë, por koha është shumë e rëndësishme, sic ishte ndërtuar ky sistem që ne e kemi lënë pas, koha është jo aq e vogël sa hap e mbyll sytë”, tha Rama.