Marrëveshja e Detit/Petrit Vasili: Po ka tradhti të interesave kombëtare, reagim rrënues për qeverinë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ishte i ftuar në “Fax News” ku foli lidhur me deklaratën e kryeministrit grek Aleksis Tsipras i cili ka thënë se caktimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike do të jetë dukshëm në avantazh të Greqisë.

Vasili u shpreh se fatkeqësisht për negociatat mes dy vendeve po flet vetëm njëra palë, madje edhe Europa përmes komisionerit Hahn, por po hesht vetëm qeveria shqiptare.

“Fatkeqësht të gjitha lajmet vijnë nga pala greke, kemi zero transparencë nga ana e qeverisë, është pala greke, është përfshirë edhe Hahn, por vetëm qeveria shqiptare nuk flet”, tha Vasili.

Ai, nisur nga ajo se në 2009 PS-ja kishte bërtitur me të madhe për mungesën e transparencës në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, pyeti se pse sot PS-së në qeveri i vdiq transparenca.

Vasili duke iu referuar Zonës Ekskluzive Ekonomike tha se bëhet fjalë për pasuri të madhe nafte, por ne nuk kemi transparecë se çfarë fiton Shqipëria, ndërsa deri tani kemi dëgjuar vetëm që humb.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së u shpreh se herët a vonë, kjo marrëveshje e cila mbetet në mungesë të plotë të transparencës, do të dalë në dritë dhe do të zbulohet në rast se është tradhëti apo jo. Nëse rezulton se ka tradhti kombëtare atëherë reagimi do të ishte shumë i fortë.

“Në rast se bëhet fjalë për zonën ekonomike, bëhet fjalë për pasuri të mëdha, naftë, dhe janë pasuri me interesa afatgjatë. Gjëja e parë është ajo se çfarë Shqipëria fiton, dhe së dyti ka një hartë e cila mund të jetë në dispozicion të çdo media, por qeveria nuk bën transparencë. Deri tani kemi dëgjuar që kemi humbur.

Nuk do jetë tepër vonë se nëse bëhet fjalë për humbje të territorit reagimi do të jetë shumë i fortë. Marrëveshje e drejtë apo tradhëti do të evidentohet se do të vijë të votohet në Parlament, por do të ishte shumë e turpshme që të shkohet në Gjykatë Kushtetuese përsëri.

LSI ka paralajmëruar me anë të Petrit Vasilit që nëqoftëse Marrëveshja Greqi-Shqipëri nga dyja qeveritë ka tradhti dhe shitje të territorit, reagimi politik dhe popullor do jetë më përmasa 100-fish në raport me armët kimike.

SHKARKO APP