Deklaratë e Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve për çmimin e karburantëve: Jemi jo në një krizë, por në një luftë në zemër të eksportit botëror të karburantëve!
Deklaratë e përbashkët e Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, për çmimin e karburantëve
Duke ndjekur me preokupim situatën e luftës në Ukrainë dhe krizën që po e shoqëron atë në mbarë globin, shprehim shqetësimin tonë për sulmet e padrejta që i drejtohen sektorit të tregtimit të karburantëve, të cilat bëhen pa një analizë të plotë dhe të thelluar të gjendjes aktuale të krizës së çmimeve të lëndëve të para në të gjithë botën, ku dhe Shqipëria pa dyshim nuk mund ti rri larg këtyre efekteve.
Në fakt të gjitha vendet sot, ku çdo ekonomi është e integruar me njëra-tjetrën, po përballen me një inflacion në rritje e që ka pësuar një rritje të pa pritur e të mëtejshme, sidomos në 10 ditët e fundit me ngjarjet e Ukrainës. Një nga sektorët e goditur më shumë është ai i energjisë në tërësi kryesuar nga karburantet dhe gazi. Për vetë specifikën e zonave ku shtrihen burimet kryesore për këtë sektor lidhur me vendin tonë sqarojme konsumatorët dhe të gjithë opinionin publik:
Së pari furnizimi i tregut është i garantuar për vetë përgjegjësinë e operatorëve përpara konsumatorit, jo vetëm me rezervat ligjore 90 ditore, por dhe në vazhdim pasi operatorët e kësaj fushe që në fillimin e kësaj krize kanë arritur të shkëpusin furnizimin nga kompani që burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive që kanë burime nga vende të tjera kryesisht arabe.
Së dyti çmimet nga bazat grosiste dalin çdo ditë me bursën korente dhe marrin rritje graduale të koordinuar me rezervat që ka gjendje në pikat e karburantit me furnizimin e ri, por fatkeqësisht rritja e çmimeve në bursë javën e fundit ka qenë galopante (sqarojmë se rezerva tre mujore që mbahen si mbas ligjit është gjithnjë në depo fizikisht, por çmimi kurrë nuk mund të mbyllet ose fiksohet veç në ditën që hidhet në treg për konsum).
Së treti çmimet vërtetë kanë arritur rekord historik dhe krahasohen me krizën e viteve 70-të, por kush dëshiron vërtetë të kuptoj qartë që jemi jo në një krizë, por në një luftë në zemër të eksportit botëror të karburantëve dhe siç mund të kemi akoma rritje ashtu mundet që situata dhe të qetësohet. Në afat shkurtër 3-4 muaj më shumë siguri është se presioni do rritet mbi vendet e Opec për të hedhur në treg sasitë e munguara të Rusisë, kështu që kompanitë botërore dhe si rrjedhojë edhe ato shqiptare, do të gjejnë rrugë dhe marrëdhenie të reja, e cila do sjelli stabilizimin e çmimeve.
Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve
Luigj Alijaj (President)
KOHA JONË SONDAZH

