Deklaratë e fortë e ministrit Xhafaj: Ka media të financuara nga krimi

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i ftuar te emisioni “Opinion” i Blendi Fezviut dhe ku foli për shumë probleme. Por krahas hetimit për grupet kriminale, etj, si dhe pohimit se javën e ardhshme do ketë arrestime të nivelit të lartë në fushën e vjedhjes së pronave, ministri tha se ka edhe media te financuara nga grupet kriminale. Kjo ishte një akuzë skup e ministrit dhe se Fatmir Xhafaj nuk e bëri këtë pohim si sulm politik ndaj mediave, por se ka patjetër fakte si ministër. Xhafaj nuk ngutet dhe nuk gënjen si shtetar. Pra ministri i brendshëm i Shqipërisë tha live se ka media të financuara nga krimi dhe përmendi një fakt, pas insistimit të Blendi Fevziut, se ka media që bëjnë lajme në favor të grupeve rivale të krimit apo që financohen nga krimi i organizuar.

Natyrisht që ministri i brendshëm nuk donte të thoshte emrat e këtyre mediave, edhe për hir të hetimit, pavarësisht këmbënguljes së drejtuesit të emisionit. Eshtë i pari zyrtar i lartë i cili e deklaroi dhe se ka fakte, ndaj duhet që ministri të bashkëpunojë me prokurorinë që këta pronarë mediash apo drejtues të arrestohen. Publiku duhet ti dijë mediat e financuara nga krimi, pasi media është pushteti i katërt, i cili kontrollon gjithë pushtetet e tjera me anë fjalës, lajmit, emisionit, investigimit, por nëse vetë krimi ka hyrë edhe në media, ky është kulmi.

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj e tha me plot gojën një akuzë të tillë, por ai ka një detyrim publik, politik dhe ligjor që t’i çojë prapa hekurave botues, pronarë, drejtues apo kushdo gazetar që financohen apo drejtohet nga krimi.

 

SHKARKO APP