Del dokumenti me tre I.M. kur Meta ishte student

Lidhur me akuzat nga Autoriteti i Dosjeve, ish-presidenti Ilir Meta tha se ai vetë njeh nga 50 persona me emrin Ilir Metaj, madje dy i ka patur dhe në klasë.

Më poshtë është regjistri i klasës së ish-presidentit në Fakultetin e Ekonomikut (viti 1988-1989) ku sikurse vihet re ka të paktën edhe dy person me të njëjtin emër si ai, pra me inicialet I.M.

Në një konferencë me gazetarët, Meta shpjegoi se në ato vite ka qenë vetëm Sekretar i Rinisë në Fakultetin e Ekonomisë për shkak të notave të mira që merrte dhe e ka quajtur Autoritetin e Dosjeve si autoritetin e manipulimit dhe kriminalizimit.

Tani mbetet në dorën e Autoritetit që të zbardhë dosjen në fjalë ku del I.M.

Nuk duhet vonuar hapja e kësaj dosje para publikut që të sqarohet zyrtarisht sepse akuza është mjaft e rëndë, ndërkohë që Meta deklaron se kjo është lojë e Edi Ramës për të spostuar vëmendjen e publikut nga hallet ekonomike dhe problemi me hetimin e inceneratorëve.

SHKARKO APP