Del video për zbulimin e kulturës shqiptare, 6 mijë vjet para Krishtit

Edi Rama ka postuar sot një video ku dalin pamjet nga gërmimet në Shqipëri, pikërisht ku po bëjnë gërmime TAP.

Kryeministri Rama shkruan në profilin e tij në Facebook se “Këto janë pamje tejet të veçanta nga gërmimet arkeologjike që kryhen në gjurmët e gazsjellësit TAP, ku janë angazhuar 100 arkeologë që po nxjerrin në dritë rrënjë të trashëgimisë sonë kulturore rreth 6000 vjet para Krishtit”.

Interesante mbetet se sa pjesë e territorit shqiptar nuk është zbuluar apo gërmuar për trashegiminë e shqiptarëve ndër mijëra vite. U desh TAP që duke kryer punime në thellësi për interesin e tyre, nxori një pjesë të lashtësisë shqiptare në trojet tona.

Gjithsesi kjo është video e parë që del për publikun.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156003551076523/

SHKARKO APP