BE dhe SHBA: Votoni reformën sipas konsensusit të miratuar dje nga palët
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar sot për ngërçin e krijuar për reformë në drejtësi.
Në një deklaratë për media Zyra e BE thotë se është dakordësuar me SHBA për të gjitha detajet e reformës. BE i kërkon partive politike që të që respektojnë konsensusin për të cilin rënë dakord gjatë paradites së djeshme
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakortësi të plotë për të gjitha çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”,- thuhet në deklaratë.