Dënoi me burgim të përjetshëm Lul Berishën, gazetari: Bandat shkarkuan gjyqtarin Brahimllari

RIVLERESIMI I BRAHIMLLARI NE KPK/r/n/r/n

Më 21 qershor të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin pranë Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë, Gurali Braimllari, kandidat për Gjykatën Speciale. Gazetari Flamur Vezaj, askohe përmes një postimi në facebook, tha se ishin bandat e Durrësit ato që shkarkuan gjyqtarin Brahimllari. Sipas tij, Brahimllari u shkarkua nga “Banda e Durrësit” të cilët i kishte dënuar me 4 burgime të përjetshme.

Ndërsa sot, Vetting-un si për çudi e kaloi gjyqtarja e Apelit të Durrësit, Anita Mici, e cila edhe ajo është e përfshirë në dosjen e bandës së Durrësit. Një raport papërshtatshmërie i DSIK për lirimin e ish-kreut të bandës së Durrësit, i rrezikoi karrierën e saj por që në fund doli e ”pastër”.

Kjo është Drejtësia e Re, me dy standarde. Kush liron bandat kalon Vetting-un dhe vijon punën dhe kush i qëndron besnik ligjeve, përjashtohet nga sistemi i Drejtësisë. Rezistenca për ti qëndruar besnik Kodit dhe Kushtetutës, në Shqipëri është e vështirë dhe kërkon një punë heroike si e ish-gjyqtarit Braimllari, në një kohë që bandat lulëzojnë dhe vendosin se kush do të qëndrojë në sistemin e ri të Drejtësisë.

Postimi i plotë

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krime të Renda z.Gurali Brahimllari u shkarkua nga “Banda e Durrësit” të cilët i kishte dënuar me 4 burgime të përjetshme! Në fakt vendimin e shkarkimit ia komunikuan anëtatët e KPK-së në emër të “Vetting-ut” por me porosi të “bandës”! Se këta të fundit, nuk ia falën asnjëherë atë vendim, që më pas i solli shpenzime të mëdha financiare në Gjykatën e Lartë, ku edhe ia ndryshuan dënimin Lul Berishës dhe shokëve të tij!

Gjyqtari Brahimllari i rezistojë joshjes, presioneve, kërcënimeve, shantazheve të “Bandës së Durrësit”, grupeve e individëve të ndryshëm duke mos bërë kompromise në emër të ligjit dhe ja shpërblimi! Hidhet në rrugë pa i dëgjuar dhe marrë në konsideratë arsyetimet dhe provat e dorëzuara për pasurinë! Për këto arsye e të tjera si këto më lind dyshimi se janë pikërisht zyrtarët e komanduar nga “Banda e Durrësit” që kanë ndikuar ë  vendimin e shkarkimit të gjyqtarit Brahimllari, një gjyqtar korrekt dhe i papërfolur ndonjëherë për korrupsion!

Por mos u mërzit z.gjyqtar se “reforma” është bërë për t’ju larguar juve që keni dënuar “bandat” e rrezikshme! Edhe ti e pësove njësojë si kolegu z.Idriz Mulkurti që rezistoi deri në fund duke dënuar Dritan Dajtin me “burgim të përjetshëm” e që tashmë disa kolegë tuaj të pandershëm ia lehtësuan dënimin! Mos u dëshproni se keni ikur me kokën lartë! E mua vendime të tilla si ndaj G.Brahimllarit, I.Mulkurtit, A.Sevdarir, G.Trenovës etj, më forcojnë dyshimet se “Vetting-u” është thjesht një justifikim! Imagjinoni çfarë mesazhe japin vendime të tilla!!!Turp!

SHKARKO APP