Deputetët e LSI takim në Korçë: Rama, koka e korrupsionit në Shqipëri
LSI është në ofensivë ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari si dhe deputeti i qarkut Korçës, Edmond Panariti kanë zhvilluar sot një takim me strukturat e LSI në Korçë.
Gjatë fjalës së tij Petrit Vasili u shpreh se “droga dhe krimi organizuar kanë rrënuar ekonominë. Kryeministri duhet të përgjigjet sepse ka mashtruar për NATO”. Ndërsa deputeti Braimllari akuzoi si personin kryesor për kanabizimin e vendit kryeministrin Edi Rama. “Kryeministri është koka e korrupsionit në Shqipëri. Rinia është e revoltuar nga qeverisja e krimininalizuar e kryeministrit”,- tha ndër të tjera Braimllari.
Ndërsa deputeti Edmond Panariti u ndal në problemet që kanë fermerët e Korçës dhe mungesa e investimeve në qytetet e vendit. “Kryeministri ka mbjellë varfëri dhe mjerim”,- tha Edmond Panariti.
LSI duke qenë forcë opozitare e përballjes ditë për ditë me qeverinë e zotit Rama, po mban gjallë tharmin e luftës kundër krimit e mafies. Së bashku me PD, ato kanë misionin e thënies së të vertetave të fshehura nga kryeministri dhe krejt urdia zyrtare e PS.