Deputetët e PS, frikë nga studentët, ikin nga magazina e Kuvendit

Qeveria dhe Kryeministri Edi Rama kanë refuzuar të plotësojnë kërkesat e studentëve për arsimin. Në seancën e Kuvendit, Kryeministri deklaroi se nuk plotësonte asnjë kush nëse nuk nisnin negociatat me studentët.
Pas refuzimit të kryeministrit Edi Rama për të firmosur tetë kërkesat, studentët deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i tyre. Studentët deklaruan se nuk do të lejonin që deputetët të dilnin jashtë sallës së Kuvendit, pas refuzimit për të pranuar kërkesat e tyre.
Mijëra studentë bllokuan hyrjen kryesore të sallës së seancave. Policia mori masa ekstreme duke nxjerrë forcat speciale afër protestës. Ndërkohë deputetët e PS-së, të frikësuar nga incidentet dhe reagimi i mijëra studentëve zgjidhën të largoheshin në mënyrë jo shumë burrërore.
Shumica e tyre u larguan nga godina duke përdorur daljen nga një magazinë e Kuvendit, ku mbahen zakonisht pajisjet sanitare. Të parët që ikën ishin ministrat, të cilët u shoqëruan dhe nga rojet personale dhe Garda e Republikës. Ata që vrapuan më shumë mësohet se janë disa ministra që këto kohë janë akuzuar më shumë se të tjerët për korrupsion. Frika e një reagimi popullor për zullumet ishte më fortë se dinjiteti i shtetarit.
Më pas në rresht “arratisja” nisi nga gjithë deputetët e Partisë Socialiste. Pas publikimit të disa lajmeve në media se studentët do të bllokon daljet, mes ligjvënëse të PS që i betohen kryeministrit Edi Rama për besnikëri ekstreme nisi paniku. Ata që ishin brenda Kuvendit thanë se më shumë vraponin deputetët burra sasa deputetët.
Fal ndihmës së Gardës së Republikës, “operacioni i shpëtimit” të deputetëve doli me sukses dhe pa asnjë “peng” të harruar brenda sallës.
Por nëse deputetët shpëtuan, tashmë protesta e studentëve pritet të zhvendoset para Kryeministrisë dhe nuk dihet sa do zgjasë dhe çfarë forme do të marrë.

SHKARKO APP