Deputetët / Aktorë të paparë në sallën e Parlamentit, kurse në kafe bashkë
Kryesore E Hënë, 3 Maj 2021 09:17
Shumëherë në sallën e parlamentit, kur janë në transmetim direkt, deputetët e PS dhe PD zihen e shamatohen keq, aqsa populli kujton se plasi grushti dhe do vriten në emër të popullit. Ndërsa sot
“molla e sherrit” në Kuvend, ku kryeministri Edi Rama replikoi me deputetët e PD-së, të cilët fajësuan politikat e qeverisë për mungesë të transparencës si dhe favorizime të universiteteve private, dhe në fund takohen në kafe ku nuk ka kamera televizioni.
Me dy nga të cilët Rama replikoi më shumë, Luçiano Boçin dhe ish deputetin socialist Asllan Dogjani, kryeministri është parë të shkëmbejë biseda mjaft miqësore në kafen e institucionit ligjvënës.
Siç duket në fotot e citynews, Rama ia ka shtruar me kafe e muhabet në lokal me demokratët. Dhe mendoni… Luçianos bënte sikur nuk i dinte as emrin, duke e quajtur Luçano në debatin e fortë në Kuvend për kuotat e Universiteteve. Ndërsa deputeti tjetër Dogjani u pa në sallën e parlamentit i egërsuar sikur donte ta shqyente kryeministrin Rama.
Mundet të jetë rastësi kjo foto, porse që shumë deputetë janë aktorë të nivelit të lartë, pasi në sallën e parlamentit debatojnë e shahen, kurse skutave takohen dhe zgjidhin hallet e njëri tjetrit.
A thua edhe Rama dhe Basha bëjnë këtë rol?!