Deputeti Erion Braçe për ish-deputetin Koço Kokëdhima: Një pusht politik !

Braçe në një status në FB të shtunën në mëngjes nderon elektriçistin e vrarë të OSHEE dhe në fund “i përvishet” Kokëdhimës dhe kryeredaktorit të “Shekullit” Arben Rozhani.

“Pardje, qehajai i nje pushti ne politike, me shquante si spahi taksambledhes turk. E perse? Sepse ju dola zot punetoreve qe mbledhin detyrimet ligjore te papaguara prej vitesh! Kjo kulture eshte! Ka politikane qe e kane ne maje te gjuhes: Mos e zbato ligjin! Kjo eshte gjuha e gjate kriminale qe vret njerez te shtetit!” shkruan Braçe. Por nënteksti mbetet i qartë se e ka fjalën për ish-deputetin Kokëdhima, deputeti Braçe.

Replikat dhe sulmet mes Braçes dhe Kokëdhimës burojnë nga këndvështrimet e kundërta se si e shikojnë administrimin e PS-së e të pushtetit.

Kokëdhimës iu hoq mandati i deputetit nga vetë kerkesa e PS-së duke përdorur Gjykatën Kushtetuese. Kokëdhima ishte një kandidat potencial për President Republike. Por informacionet thonë se edhe vetë kryeministri Rama kishte filluar të dyshonte se mos Koço synonte ti merrte PS-në, duke spostuar Erion Veliajn , tek i cili Rama ka si objektiv që t’ia jap drejtimin e partisë kur të largohet. Por edhe Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafa nuk e duronin Koçon.

SHKARKO APP