Deputeti Gjekmarkaj: E quaj normale nervozizmin e demokratëve, duhen sakrifica. Gati të liroj postin!…

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka artikuluar sot një shqetësim që, sipas tij, po gërryen në mënyrë të ndjeshme trupën e votuesve demokratë: nervozizmin e akumuluar nga mosshndërrimi i mbështetjes së tyre elektorale në pushtet real.

“Shumica e votave është kthyer në pakicë politike”

Sipas Gjekmarkajt, kjo gjendje është krejt normale, duke qenë se një segment i rëndësishëm i zgjedhësve të PD-së ka dhënë mbështetje të gjerë, por kjo mbështetje nuk është reflektuar në qeverisje. Kjo, sipas tij, e kthen një “shumicë morale dhe politike” në një pakicë institucionale, çka ushqen zhgënjimin dhe tensionin brenda elektoratit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kundërshtim ndaj ndarjeve: “Deputetët nuk ndahen në fajtorë e heronjë”

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga pikat ku Gjekmarkaj u ndal fort ishte kritika ndaj diferencimeve artificiale mes deputetëve të dalë nga listat e mbyllura dhe atyre të listave të hapura. Ai i quajti këto ndarje të padrejta dhe të rrezikshme për unitetin e partisë, duke theksuar se “deputetët e listave të mbyllura nuk mund të shpallen “fajtorë”, ndërsa ata të listave të hapura nuk mund të mitizohen si “heronj”.

Të gjithë, sipas tij, janë rezultat i votës së demokratëve dhe i rregullave të Kodit Zgjedhor të kohës.

Shembujt: Tabaku dhe Alimehmeti

Gjekmarkaj vlerësoi disa prej deputetëve të listës së hapur që kanë pasur rezultate të shkëlqyera, duke veçuar Jorida Tabaku me mbi 21 mijë vota preferenciale dhe Ilir Alimehmetin për të cilin theksoi vlerësimin e gjerë në elektorat.

Ai tha se këto rezultate tregojnë se PD ka potencial të jashtëzakonshëm njerëzor, por duhet të dijë ta kanalizojë energjinë e tij në mënyrë efektive.

Votuesit kërkojnë artikulim publik të shqetësimeve

Deputeti demokrat u shpreh se votuesit e PD-së nuk janë thjesht të mërzitur, por kërkojnë që zëri i tyre të përfaqësohet, që shqetësimet të thuhen hapur dhe të mos fshihen. Kjo, sipas Gjekmarkajt, është e vetmja rrugë për të kuptuar të ardhmen politike të partisë dhe për të vendosur drejtimin e saj.

Gati të lërë pozicionin nëse nevojitet për ringritjen e PD-së

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, Gjekmarkaj tha se ka shprehur gatishmërinë për të vënë në diskutim pozicionin e tij, nëse kjo i shërben partisë. Ai deklaroi se “nëse ka figura më energjike, më mobilizuese dhe më të afta për të ngritur moralin e demokratëve, atëherë secili prej drejtuesve aktualë duhet të jetë gati të bëjë sakrificën e vet për të mirën e PD-së”.

Po Berisha?

Të gjithë thonë nën zë duhet që edhe Berisha të rishikojë pozicionin e tij si kryetar i PD për të gjetur një figurë të re emblematike që sjellë PD në pushtet. Por hapur asnjë nuk ka dalë deri tani që ti kërkojë Berishën: Mjaft!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?