Deputeti i Bundestagut: Ish-ministri Saimir Tahiri duhet të ishte ndëshkuar

Shpulla të forta nga BE ndaj qeverisë Rama. Deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei tha se ish-ministrit Tahiri duhet ti ishte hequr mandati nga Kuvendi.

Konstatojmë se situata është e tillë që pikërisht në fushën e vettingut dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ka progres, por edhe rastet e mëdha, për peshqit e mëdhe mbetet për të parë nëse do të ketë pasoja, nëse ka vërtet goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha.

Me shumë vëmendje kam ndjekur rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kam ndjekur faktin si është trajtuar ky rast në pikëpamjen politike. Në pikëpamjen time është një problem madhe që nuk është arritur që në Parlament, në qëndrimin time besoj që kjo duhet të kishte ndodhur në parlament për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha në Parlament”- tha Frei.

Në vijim ai u shpreh se grupi politik gjerman CDU/CSU ka formuluar dy kushte për Shqipërinë, dekriminalizimin dhe reformën zgjedhore.

“CDU/CSU ka formuluar dy kushte te tjera: dekriminalizimin e politikes shqiptare dhe reformen e qendrueshme zgjedhore. Erdha të shoh sa punë është bërë në këtë drejtim“, tha ai.

Duke deklaruar se Berlini do shprehet pro çeljes së negociatave për Shqipërinë, ai tha se përpara Bundestagut gjerman duhen paraqitur prova bindëse në këtë funksion. Vettingut, por edhe reforma zgjedhore, përsëriti Frei, janë kushte për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Vettingu është pika më e rëndësishme. Kam folur me komisionerët e Vettingut për t’i pyetur në çfarë faze janë. Komisioni i Apelimit nuk ka ende zyra për të bërë punën e tyre. Seancat dëgjimore do të fillojnë në mars. Kam marrë përshkrime të ndryshme të situatës nga mazhoranca dhe opozita. Reforma zgjedhore është kusht per negociatat. Duhet zgjidhje që zgjedhjet të jenë të pranueshme. Të mos pritet shumë gjatë reforma zgjedhore sepse keni zgjedhjet lokale vitin tjetër. Të rritet besueshmëria e zgjedhjeve“, u shpreh deputeti i Bundestagut gjerman, Thorsten Frei.

BE dëshiron për Shqipërinë ta pranojë, por ka dyshime të forta se qeveria është e inkriminuar dhe ndaj nuk pranon me këtë mazhorancë. Fakti që deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei foli kaq hapur dhe fort kundër dhe u habit se si nuk është arrestuar ish-ministri Tahiri, tregon se punët e kryeministrit nuk janë aspak mirë.

SHKARKO APP