Deputeti Toçi sulmon Kokëdhimën: Eshtë bërë si Ali Pashai

Deputeti socialist i Vlorës, Fatmir Toçi, ka sulmuar ashpër në mbledhjen e sotme të grupit socialist, deputetin tjetër të zonës, Koço Kokëdhima. Burime të lapsi.al thanë se ai e ka akuzuar “komisarin e Jugut” se po i zgjedh të gjithë drejtuesit lokalë të PS privatisht pa përfillur strukturat dhe pjesën tjetër të deputetëve socialistë.
Sipas Toçit, jo vetëm drejtuesit e PS në rreth, por edhe në emërime dhe biznese është shtrirë ndikimi privat i superdeputetit Kokëdhima. “Eshtë bërë më keq se Ali Pashë Tepelena, tha Fatmir Toçi. Por ndërsa Aliu e pushtoi jugun, Koços po ja falin. Nuk e di se kush, por po ja falin”, mësohet të ketë thënë Fatmir Toçi, sipas burimeve të lapsi.al brenda grupit të PS.
Koço Kokëdhima, ashtu si dhe kryeministri Rama nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e grupit socialist.

SHKARKO APP