Deputeti Kadeli: Ministri Tahiri të sigurojë jetën e deputetit “kaubojs”

Nga Gjovalin Kadeli.

Deputet i Lezhës

Duke ndjekur rrjetet sociale sot ne mengjes lexova teper i shqetesuar , si ligjvenes , por edhe si qytetar mbi nje ngjarje te rëndë qe thuhet se ka ndodhur dhe me e keqja pritet te ndodhe pasi neser mund te jemi vonë ne reagimin tonë , shpreh indinjaten time te thellë lidhur me kercenimin qe i qenka bërë kolegut dhe njeriut tim z.Eduart Ndocaj ( Kaubojsi ) nga kryetari i kuvendit apo media afer tij.
Ky kercenim ( akoma nuk jam i bindur plotesisht per kercenimin, por si i thone ti dal te keqes perpara ), vjen pas nje suksesi te arritur nepermjet votimit me konsensus ,votim i cili ka shqetesuar mjaft qarqe antishqiptare te cilet nuk e duan integrimin e Shqiperise , mendoj se ky kercenim mund te ketë ardhur pasi para konsensusit z Ndocaj ( Kaubojsi ,siq e therrasin ) u perfol nga burime serioze per minister i jashtem ose minister i integrimit nese do te ndryshohej qeveria.
Prandaj i bej thirrje :
– Ministrit te rendit zotit Tahiri.
– Prokurorit te pergjithshem z. Llalla
Te marrin masat e duhura dhe te hetojne kete rast ( nese eshte e vertet ) dhe pergjegjesit e ketij kercenimi te dalin para drejtesise ne menyre qe jeta e depuetetit te jet e sigurte dhe te vazhdoje jeten parlamentare per te cilen eshte votuar.
Shenim per lexuesit e Facebookut : Megjithese mua si njeri i afert i tij me ka quajtur “nje fare deputeti Kadeli ” unë perseri si njeri i afert i tij nuk i jam pergjigjur per aresye se mendoj me gjate se ai por kur vjen puna per sigurine e jetes padyshim qe me ka e do me ketë ne krah..

SHKARKO APP