Tre deputetë dhe Erion Veliaj dalin pozitiv me Covid-19. Parlamenti duhet karantinuar

Dje kishte seancë parlamentare. Deputetët, ata që janë 122, ishin në sallë dhe në kafen e parlamentit. Natyrisht në kafe rrinë pa maska një pjesë e madhe e tyre, ku pinë uiski e pije të tjera alkoolike, nga ku më pas kthjellohen për hallet e popullit.

Rreziku vjen sot për gjithë deputetët, sepse deputeti Ralf Gjoni ka njoftuar se është pozitiv. Po kështu vjen lajmi se edhe dy deputetë Eljo Hysko dhe Enver Roshi janë me koronavirus.

Dhe dje kanë qenë në mes të deputetëve. Sapo u dha njoftimi për deputetin në fjalë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka urdhëruar matjen e temperaturës dhe bërjen e tamponit të krejt deputetëve dhe stafit të parlamentit nga frika e virusit.

Ndaj sipas një burimi brenda Kryesisë së Kuvendit po shikohet mundësia që për 14 ditë Gramoz Ruçi të urdhërojë që nga sot të futen në karantinë të detyrueshme gjithë deputetët.  

Ndërkohë sot njofton edhe Erion Veliaj, kryebashkiaku tiranas, se është me koronavirus.

 

SHKARKO APP