Deputetja Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme, distancohemi nëse plas molotovi!
Nesër ora 17.00 PD-ja ka thirrur protestë kombëtare para kryeministrisë. Të gjithë deputetët dhe strukturat drejtuese demokrate kanë disa ditë në takime me bazën për të sjellë në Bulevardin kryesor të Tiranë mijëra e mijëra demokratë.
Publikisht nga drejtuesit e PD thuhet se nuk do të ketë dhunë këtë të shtunë në kryeqytet, por pak besohet pasi po lajmërohen “repartet e gatshme” nga Laçi, Tropoja, Fieri, Kamza, Mamurrasi dhe nga Lezha që të vijnë për përballje fizike.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka zbardhur pritshmëritë dhe skenarin e tubimit, duke theksuar se pjesëmarrja pritet të jetë masive dhe se qytetarët do të mblidhen për një sërë arsyesh madhore që lidhen me keqqeverisjen.
Ajo deklaroi se “e sigurt është që dhunë si ajo që organizonte Edi Rama dhe Partia Socialiste kur ishe në opozitë, nuk do ketë. Nuk e kemi bërë kurrë të dhunshme dhe nuk do e bëjmë të dhunshme protestën. Sigurisht, zemërimin qytetar askush edhe pse jemi organizatorë, nuk e përmban dot. Po organizuar nga Partia Demokratike, protesta të dhunshme nuk do të ketë. Sigurisht, numrat janë ata, pjesëmarrja është ajo që vlen për një protestë për t’i dëshmuar jo vetëm kombëtarëve por edhe ndërkombëtarëve që ne jemi aty, jemi në këmbë, do refuzojmë çdo politikë antishqiptare, antikombëtare, antihumane të Edi Ramës. Kam takuar këto ditë dhjetëra, në mos them qindra qytetarë, të cilët do të dalin për të protestuar për Shqipërinë që ata duan, jo Shqipërinë që Edi Rama e konsideron si plaçkë, pronë private të tij dhe mund ta shesë apo ta japi copa-copa për interesa të tij dhe për interesa të karriges, për të mbajtur pra pushtet”.
Albana Vokshi nënkuptoi me togfjalëshin “Edi Rama e konsideron si plaçkë, pronë private të tij dhe mund ta shesë apo ta japi copa-copa për interesa të tij dhe për interesa të karriges, për të mbajtur pra pushtet”, e ku indirekt ka goditur bisedimet e kryeministrit Rama me vajzën e presidentit të SHBA, Ivanka Trump.
Këto deklaroi deputetja karizmatike e Selisë Blu, por mësohet se po punohet se përplasja të jetë e dhunshme para zyrës së kryeministrit Rama.
Burimet nga Policia e Shtetit tregojnë se mund të jenë afro 3 mijë forca policore në gadishmeri për protestën.
KOHA JONË SONDAZH

