Deputetja e PD-së, Greta Bardeli ndërron mendje, nuk mbështet më platformën e Enkelejd Alibeajt

Dje Enkelejd Alibeaj, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, deklaroi se ka mbështetjen e 31 deputetëve demokratë, por në darkë iku Xhelal Mziu. Kurse sot edhe deputetja e qarkut Shkodër, Greta Bardeli ka rrëzuar platformën e Alibeajt dhe kërkon bashkim e jo përçarje në radhët demokrate.

Ja statusi i deputetes:

Nga Greta Bardeli (deputete e PD)

Te nderuar demokratë të Shkodrës, njerëz që më së pari kam detyrimin t’ju informoj dhe bashkëqytetarët e mi gjithashtu:
Opinioni publik është njohur me një draft platformë nga z.Enkelejd Alibeaj si dhe një listë të deputetëve që e mbeshtesin këtë propozim. Po ashtu në të njëjtin komunikim janë bërë me dije dhe qëndrimet e një pjese të vogël të grupit që kishin kërkuar që ato të deklaroheshin nga z. Alibeaj publikisht.
Me këtë rast në respekt të gjithë votuesve të mi dhe në cilësinë e deputetes së Qarkut Shkodër sqaroj qëndrimin tim me këtë çështje:
1. Kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj hartuesve të draftit, dhe çdo propozimi me këtë qellim, të mbështetet ose jo me votë dhe saktësisht me Votim të Fshehtē nga tē gjithë deputetet e PD.
2. Drafti dhe çdo propozim tjetër gjykoj që duhet diskutuar dhe debatuar në mbledhjen e gjithë deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit pa asnjë perjashtim duke garantuar transparencë tē plotē!
3.Cdo draft propozim përfshirë edhe i sotmi duhet të siguroj pa dallim dhe qëndrimet përkatëse të cdo deputeti të Partisë Demokratike!
I qëndroj fort bindjes se të gjithë krahët në PD në situatën ku ndodhemi duhet të gjejnë kurajën që permes dialogut të hapur, të gjejnë rrugët e bashkimit ku e para dhe e vetmja duhet te jetë vota dhe gjithëpërfshirja e demokratëve!

SHKARKO APP