Deputetja e PDIU, Mesila Doda cilin ministër të PS-së do të “palosë”?

Tashmë është mbyllur mes Edi Ramës dhe Shpetim Idrizit se PDIU do të marrë këtë vjeshtë post ministri. Në selinë rozë të tregojnë në koifidencë edhe emrin e ministres që do të sjellë PDIU. Ajo është Mesila Doda, një deputete karizmatike dhe kurajoze. Por ende nuk dihet se cilin portofol ministror do të marrë Mesila Doda.

Këtë e dijnë pak veta në PS, porse edhe personi që dha informacionin, i cili ishte përgatitur për vete për tu bërë ministër, nuk ishte shumë i qartë nëse flitet për post të Kulturës apo të Marrëdhënieve me Parlamentin, siç mund të palosë edhe ndonjë ministër të rëndësishëm.

E qartë mbetet se PDIU do përfaqësohet me një ministër në kabinetin Rama. Kjo ia rrit autoritetin PDIU, e cila deri tani ka marrë poste të dyta por me plot “bereqet”.

SHKARKO APP