Deputetja Elda Hoti: Komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit Meta

Nga deputetja Elda Hoti*
Të nderuar deputetë!
Komisioni i Venecias e tha qartë dhe prerë: NUK KA ASNJE SHKELJE NGA PRESIDENTI META!
E përsëris se kur flet VENECIA nuk ka asnjeri që mund të kundërshtojë apo të dalë mbi këtë komision që mbahet nga BE si organ konsultativ i nivelit të lartë.
Me lejoni të shtoj të nderuar kolegë deputetë, se kur turresh t’i bësh gropen tjetrit bie vetë brenda, thotë një fjalë e urtë popullore ndaj dhe ata që u nxituan për ta shkarkuar me qellimin e vetëm që kryeministri juaj Edi Rama ti zinte vendin Presidentit Meta dhe të bënte Lulzim Bashen si kryeministër, një pazar që doli në publik nga vetë kreu i PD: pra e gjitha kjo që u sajua ishte lojë kulisash politike dhe pabesi e madhe.
Me lejoni të shtoj pa e zgjatur se Komisioni i ngritur për këtë hetim ti kërkojë falje vetë Presidentit Meta dhe parlamentit sepse u futet në një lojë të padrejtë, të pamoralshme dhe ngaterruat një dynja vetëm e vetëm që të dëmtonit Presidentin.
Përfundimisht duhet ta quajmë një veprim jo kushtetues dhe jo ligjor për çka u ngrit ky komision dhe le të jetë mësim për shumicën parlamentare.
* Fjala e mbajtur në parlament datë 27 korrik 2020

SHKARKO APP