Deputetja Elena Xhina: Jam deputete e PDIU, nuk shkoj në PS!

Pas lajmit të publikuar sot në media se dy deputete të PDIU-së kanë kaluar tek grupimi parlamentar i PS-së, ka ardhur reagimi i Elena Xhinës.

Përmes një statusi në Facebook, Xhina sqaron se ajo nuk ka bërë asnjë lëvizje dhe vijon të qëndrojë tek i njëjti grup politik, duke nënkuptuar se nuk do të shkojë te grupi parlamentar i PS-së.

Deputetja Xhina shkruan se interesi i saj i vetëm janë votuesit e saj.

Ja postimi i Elena Xhinës:

Meqenese mediat vazhdojnë të pasqyrojnë gjerësisht lajmin se unë kam kaluar në grupin parlamentar te PS, më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë. Diçka të tillë e kam sqaruar edhe me anë të statusit të mëparshëm, gjithsesi për mua është e rëndësishme që situata ime politike të jetë e kuptuar qartë nga votuesit e mi të Elbasanit, të cilët janë interesi im i vërtetë!

SHKARKO APP