Dhunë ndaj protestuesve. Kryemadhi, Ramës: Tërhiqu ose do përfundosh në kazanin e plehrave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një konferencë urgjente për mediat ka denoncuar dhunën ndaj banorëve në Vërri të Fierit. Banorët protestojnë kundër ndërtimit të një impianti mbetjesh në këtë zonë dhe janë përplasur sot me policinë.

Kryemadhi iu ka drejtuar të gjithë faktorëve dhe aktorëve thirrje të heqin dorë nga ndërtimi i këtij impianti, ndërsa iu bëri thirrje anëtarëve të LSI-së t’i bashkohen banorëve.

Kryetarja e LSI-së tha se kjo forcë politike do të jetë në krah të gjithë atyre që protestojnë, ndërsa bëri dhe një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama.

“LSI do të jetë në ndihmë të banorëve. Media të jetë prezent në këto momente dhune. Iu bëj thirrje investitorëve, pronarëve apo edhe grupeve të caktuara të interesit, të tërhiqen sepse dita kur do përballen me ligjin është afër. Edhe Rama të heq dorë se do përfundojë në kazanin e plehrave. Ato janë toka buke dhe ky impiant nuk mund të ndërtohet aty. Nëse janë të vërteta fjalët se kryebashkiaku është pronar i tokës atëherë nuk është vetëm një vepër korruptive por edhe kriminale. Policia dhe kryetari i bashkisë të tërhiqen nga terrori i kryepleqve për të marrë firmat. I bëj thirrje kryeministrit Rama të tërhiqet nga ndërtimi i këtij impianti në Verri”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Kryetarja e LSI tha se inceneratori i mbetjeve në këtë zonë nuk duhet dhe banorët janë të të drejtën e tyre për të kërkuar një ambient të pastër. “Sot në veri të Mbrostarit në Fier banorët po dhunohen barabarisht nga policia, sepse po kërkojnë që në tokat e tyre të mos helmohen dhe të mos detyrohen të emigrojnë. Prej disa muajsh një kompani e militantëve të PS ka fituar 3 koncesione për impiant djegiesh. Ky projekt nuk ka lindur si nevojë e përpunimit të plehrave. Është e qartë që inceneratorit nuk duhet. Ajo që duhet është një politikë më e mirë e riciklimit. Incenerimi duhet kur merr plehra nga vendet e tjera. Nëse ky është qëllimi i Ramës ku është qëllimi i shqiptarëve. Kjo është mafia e plehrave”,- tha Kryemadhi.

VIDEO/KONFERENCA PËR MEDIAT E KTYETARES SË LSI

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1504944956284908/

VIDEO/PROTESTA E BANORËVE SOT NË VËRRI 

https://www.facebook.com/kohajone/videos/769937863195753/

SHKARKO APP