Dhunë policore e pa justifikuar ndaj të rinjve, e rrahin live dhe pa asnjë shkak ligjor

Televizioni News24 si dhe gazetarët në terren raportojnë se po ushtrohet shumë dhunë nga policia ndaj protestuesve të rinjë, të cilët realisht nuk po kryenin asnjë dhunë, por veçse po protestonin ndaj kryeministrit.

Policia po hedh gaz lotsjellës si dhe uji me presion. Forca speciale po përdorin shkopinj ndaj tyre.

Pamjet e new24 tregojnë se si live forca të shumta policie kanë arrestuar një të ri të cilën e godisnin me grushta dhe shqelma, ndërkohë që i riu nuk po kundërshtonte.

Protestuesit janë të gjithë të rinjë nga mosha 16 deri në 30 vjeç, të cilët janë të papunë dhe nuk shikojnë të ardhme të garantuar në vend prej kësaj qeverie. Vrasja e të riut 25 vjeçar shërbeu si zjarr pasi në popull ishte gati eksplozivi nga varfëria dhe hallet e jetës, sepse qeveria po punon vetëm për 10 biznesmenë e jo për qytetarët.

Eshtë kriminale se si po ikën rinia nga vendi për shkak të mungesës së ardhmes këtu për arësye se qeveria nuk po investon për këta të rinjë.

Kryeministri nuk duhet të përdorë dhunën dhe gjuhën e forcës, por të reagojë në favor të rinisë.

SHKARKO APP