Diçka po ndodh edhe në Mazhorancë!

Fill pas sulmit ndaj ministrit të brendshëm, sot në mesditë prokurorja e përgjithshme, e përkohshme, ka shkarkuar drejtuesin e prokurorisë së krimeve të rënda Besim Hajdarmataj, duke e lenë prokuror të thjeshtë. Ky drejtues po hetonte ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri dhe në tre ditët e fundit po përgatitej arrestimi i Tahirit, tregojnë burime konfidenciale. Papritur sot i vjen mandata e shkarkimit, pikërisht prokurorit si drejtues, duke i marrë vulën, zyrën dhe hetimet e tjera. Prokuroria thotë se e bëri këtë lëvizje për “energji të reja”.

Po sot, paradite selia blu sulmoi hapur dhe egër ministrin e brendshëm. Publikimi këtë të mërkurë nga PD-ja të një dosje për vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, ka shkaktuar jo pak tronditje, sidomos brenda mazhorancës, pasi të gjithë e dijnë se kjo dosje i është dorëzuar selisë blu nga njerëzit e Sajmir Tahirit për të goditur Fatmir Xhafaj dhe paralajmëruar politikanët e tjerë se “prisni se nuk keni parë gjë akoma”. Ka dyshime se dosja ka marrë një bekim të pashkruar edhe nga lobe brenda PS-së të cilët janë prekur nga reformat e ministrit të brendshëm, i cili në pak muaj goditi grupet kriminale dhe filloi spastrimin e kupolës së policisë së shtetit si dhe gjithë piramidës së kësaj policie. Natyrisht që ministri ka prekur nervat e linjave të vjetra të drogës, kokainës dhe rrjeteve të bandave të organizuara, të cilët janë grupuar kundër ministrit të brendshëm.

Reagimi i gjithë kësaj trupe kriminale, ku futen banda të krimit të organizuar,  politika që financohet prej tyre në këmbim të favore shtetrore ndaj tyre, korrupsioni direkt dhe pasiv, rrjete rajonale destabilizuese,etj; e gjithë kjo krijesë e frikshme mafioze nuk mund të pranonte heshtjen. Reagoi dhe sulmoi ministrin.

Ndërkohë ligji duhet të zbatohet, për cilindo, qoftë vëllai i ministrit apo i kryeministrit apo Presidentit. Por ka informacione se dosje të tjera kanë kaluar nga Kodra e Diellit, ku ka shtëpinë Sajmir Tahiri, tek njërëzit e PD-së dhe direkt në zyrën e Bashës. Fill pas daljes paradite nga PD-së të kësaj dosje, alarmi ka pushtuar qeverinë, PS-në dhe Kryeministrinë. Druhen se çfarë dosjesh të tjera ka ish-ministri. Me sa duket goditja i ish-ministrit për ministrin, shkonte deri te zyra e Ramës.

Kujdes!-duhet të ishte përkthimi i presionit të ish-ministrit- Akoma nuk keni parë gjë akoma!

Ndaj sot, flasin burimet nga prokuroria e krimeve të rënda, ishte duke u hartuar fletë arresti për ish-ministrin Tahiri. Por mënjëherë kryeprokurorja nisi për të zyra e krimëve të rënda një tjetër drejtues prokurorie. U shkarkua prokurori që po merrej prej muajsh me Sajmir Tahirin.

Në fund të fundit ish-ministri me sulmin ndaj ministrit futi frikën në kryeministri nga mendohet se doli vendimi se duhet shkarkuar prokurori i krimeve të rënda që po firmoste fletë arrestin.

Tashmë duket qetësi momentale në mazhorancë, ndonëse nuk mund të  jenë të pa vëmëndshëm prej atyre që ministri  i brendshëm ka mbi tavolinë dhe po hetohen nga Ardi Veliu.

Përballja ka filluar, jo vetëm përballë kampeve politike, por edhe brenda mazhorancës.

SHKARKO APP