Dilni e merrni frymë se Rama nga Vlora iu dha leje!

Kryeministri i frymëzuar nga pamjet e detit në Vlorë ka vendosur ti jap leje popullit të dalë nga shtëpia. I ka nisur një sms ministrisë së shendetsisë që “le të dalin të marrin paksa frymë”.

I shoqëruar nga ish-ministri më besnik dhe profesionist, Damian Gjiknuri, kryeministri ka bërë dje inspektime në Vlorë. Ndërkohë i ka bërtitur live kryebashkiakut vlonjat për ca gropa, e bërtitur që la pa zemër të parin e Vlorës.

Ndërkohë ministria e shendetsisë (pas sms-së me autoritet surrelas dhe aromë joniane) ka lejuar pensionistët të dalin sot për më gjatë, deri në orën 10:00 dhe pas kësaj ore, për herë të parë, janë lejuar edhe baballarët të dalin me fëmijët e tyre.

Sipas udhëzimeve të reja, të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00.  Të tjerët jo në këtë fashë orare.

Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30.

Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm furrat e bukës, ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30.

Të dielën do të jenë të gjitha mbyllur.

Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private (përjashtuar ata që punojnë me autorizimet përkatëse).

SHKARKO APP